E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nder të politikanit dhe shkrimtarit të shquar Sabri Godo

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, zhvilloi sot homazhe në  nderim të politikanit, shkrimtarit të shquar dhe themeluesit të Partisë Republikane të Shqipërisë  Sabri Godo, i cili u nda dje nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Në homazhet e zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para trupit të pajetë të Sabri Godos, si dhe i shprehu ngushëllime familjarëve e të afërmve të tij si dhe drejtuesve të Partisë Republikane, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Kryeministri e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Sabri Godos si një humbje e madhe për politikën dhe letrat e Shqipërisë.

Kryeministri Berisha la edhe një shënim në Librin e Ngushëllimeve të hapur me këtë rast.

Pas homazheve, Kryeministri  iu bashkua familjarëve, të afërmve, miqve e kolegëve të Sabri Godos, duke marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.


04/12/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›