E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami në Japoni

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në Zyrën e konsullit të përgjithshëm të nderit të Japonisë në Shqipëri z. Avni Ponari në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami në 11 mars në Japoni.

Duke shprehur keqardhje për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi, Kryeministri Berisha la një shënim në Librin e Ngushëllimeve të hapur me këtë rast. Kryeministri Berisha shprehu solidaritetin dhe mbështetjen për qeverinë dhe popullin japonez në përballimin e kësaj situate tejet të vështirë. Gjithashtu, Kryeministri shprehu admirim për potencialin e jashtëzakonshëm me të cilin ky vend po e përballon këtë katastrofë.


22/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›