Presidenti Topi merr pjesë në ceremoninë e nderimit të Presidentit të Kosovës Pacolli me titullin “Doctor Honoris Causa”

22 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte i pranishëm sot paradite në ceremoninë e nderimit të Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli me titullin “Doctor Honoris Causa” nga ana e Universitetit Europian i Tiranës ku ishin të pranishëm Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani, drejtuesit e UET-së, akademikë, rektorë, anëtarë të kabineteve të të dy Presidentëve, intelektualë, etj.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar paradite në Sallën “Aula Magna”, Presidentit Pacolli iu dorëzua titulli i lartë nga Presidentja e Universitetit Europian të Tiranës, Teuta Dobi. Kryetari i Shtetit shqiptar e uroi përzemërsisht homologun e tij, dhe më pas vizita e parë shtetërore dyditore e Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli në Shqipëri vazhdoi me një ndalesë në qytetet e Krujës dhe të Lezhës për t’u përmbyllur sot pasdite.