Kryeministri Berisha zhvillon takim me ish kryeministrin çek Mirek Topolanek
Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite, një takim, ish Kryeministrin çek Mirek Topolanek.
Zoti Topolanek përgëzoi Kryeministrin për rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria, për të mbajtur shëndetin ekonomik në këtë kohë krize të rëndë për mbarë ekonominë botërore. Ai theksoi që modeli ekonomik shqiptar, politikat fiskale të taksave të ulëta, lehtësimi i burokracisë janë mekanizma për luftuar krizën dhe garantuar shëndetin e ekonomisë.
Zoti Topolanek informoi Kryeministrit se këtë radhë ndodhej në Shqipëri për të prezantuar interesa biznesi të kompanive çeke, një prej të cilave përfaqëson. Shqipëria me klimën e saj të biznesit dhe potencialet e saj, tha zoti Topolanek, e ka bërë biznesin çek të shprehë interes dhe të ketë projekt-ide në sektorin strategjik petrokimi, rafineri, depozita etj., po kështu në ndërtimin e porteve të jahteve dhe konkretisht, një projekt-propozim për një të tillë në Bishtin e Pallës.
Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Topolanek për interesin e shprehur dhe theksoi se Shqipëria dhe qeveria e konsideron atë një mik të saj dhe vlerëson ndihmën dhe kontributin e paçmuar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapjen e diskutimeve për statusin e vendit kandidat. Kryeministri i prezantoi zotit Topolanek potencialet e Shqipërisë dhe klimën e të bërit biznes, duke e garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë në projektet e biznesit çek dhe kthimin e tyre në një histori suksesi.
19/09/2012