Kryeministri Berisha në Itali nesër takon Berluskonin
ROME- Kryeministri shqiptar Sali Berisha niset sot në Itali për një vizitë dyditore ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit fqinj. Berisha do të jetë i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që organizon Ministria e Ekonomisë së Italisë në Verona, i shoqeruar dhe nga ministri yne i Ekonomise, Dritan Prifti. Nesër pritet të takohet me kryeministrin italian Silvio Berluksoni. Agjencia italiane e lajmeve ANSA informon se takimi do të zhvillohet në Palazzo Chigi, godina e kryeministrisë italiane, nesër në orën 13. 00. Media italiane nuk jep detaje të mëtejshme të këtij takimi, ndersa pritet qe dy kryeministrat do te mbajne nje konference shtypi pas takimit. Më pas, në axhenden zyrtare te Kryeministrit është edhe një takim me presidentin e Dhomës italiane të Deputetëve, Xhanfranko Fini. Po kështu, Berisha do të zhvillojë një takim edhe me Kryetarin e Bashkisë së Romes, Xhani Alemano.Marredheniet mes Shqiperise e Italise njihen si shume te mira, po keshtu dhe miqesia mes dy kryeministrave.Vizita e fundit e kryeministrit italian Silvio Berluskoni ne Shqiperi ishte me 2 dhjetor 2008, ne kuader te se ciles u nenshkruan disa marreveshje e akte bashkepunimi ndermjet dy vendeve. Ne kete takim kryeministri shqiptar shprehu synimin e tij për ta kthyer Shqipërinë në një minisuperfuqi energjitike në Ballkan dhe konsideroi Italinë partnerin e parë ekonomik të Shqipërisë, pohim i cili atehere u mbështet tërësisht edhe nga homologu i tij Berluskoni. Marreveshjet e firmosura ne dhjetor 2008 benin fjale per realizimin e një impianti gazi në zonën e Fierit, e cila do të lidhej me Italinë me impiante nënujore. I gjithë projekti kapte vlerën e 1 miliard eurove. Projekti tjetër kishte të bënte me ndërtimin e një parku eolik në jug të Vlorës të interkonjeksionit elektrik me Italinë, projekt që kap vlerën 1 miliard e 15 milionë euro. Projekti i tretë kishte të bënte me një fabrikë çimentoje në veri të Shqipërisë, me vlerë 160 milionë euro si dhe ndërtimi i rrugës së Levanit, me vlerë 33 milionë euro. (s.g/BalkanWeb)