E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi: Qeveria ka besimin e SHBA-së

Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, përshëndeti dje vendimin e Senatit Amerikan dhe gatishmërinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, për firmosjen e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. "Mbështetja e SHBA-së nuk duhet konsideruar vetëm një akt formal bashkëpunimi ndërmjet vendeve, por edhe si një tregues i mirëqeverisjes së koalicionit të djathtë, përmes së cilës e djathta do të ketë shumë arsye për të kërkuar në 2009-ën besimin e shqiptarëve për të vijuar me punën e nisur në qeverisje", tha Gurakuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›