E Diel, 1 Nëntor 2026

- Kryeministri Fatos Nano dhe Këshilli i Ministrave shprehin ngushëllimet autoriteteve maqedonase për këtë humbje Kryeministri Fatos Nano ka ndërprerë sot nisjen për në Mostar, Bosnjë-Her

- Kryeministri Fatos Nano dhe Këshilli i Ministrave shprehin ngushëllimet autoriteteve maqedonase për këtë humbje

Kryeministri Fatos Nano ka ndërprerë sot nisjen për në Mostar, Bosnjë-Hercegovinë, ku do të merrte pjesë në krye të një delegacioni zyrtar në Konferencën Ndërkombëtare të Investimeve.

Anullimi i kësaj vizite u bë për shkak të njoftimit për humbjen tragjike të jetës në një aksident ajror të Presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe stafit të tij, të cilët gjithashtu po udhëtonin drejt Mostarit.

Autoritetet shqiptare kanë vënë menjëherë në dijeni autoritetet në Bosnjë-Hercegovinë dhe ato të Qeverisë maqedonase, për ndërprerjen e kësaj vizite të delegacionit shqiptar.

Me këtë rast, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta autoriteteve shtetërore dhe popullit të Maqedonisë për humbjen tragjike të jetës së Presidentit Boris Trajkovski.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›