Takimi tripalësh në Podgoricë, I tre Kryeministrave te Republikave të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi,doli me qenderim te perbashket nepermjet nje deklarate zyrtare ne te cilen nder te
Takimi tripalësh në Podgoricë, I tre Kryeministrave te Republikave të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi,doli me qenderim te perbashket nepermjet nje deklarate zyrtare ne te cilen nder te tjera thuhej:
Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Z. Milo Dukanoviç, u takuan ne Podgoricë, në ditën e sotme Z. Milo Dukanovic, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Fatos Nano dhe Kreyministri i Maqedonisë, Z. Branko Cevenkovski. Ky është takimi i tretë trilateral i organizuar me qëllim të shkëmbimeve të mëtejshme të pikëpamjeve të situatës aktuale në rajon dhe gjetjen e mënyrave për ndërthurjen e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit në kuadër të integrimit Euro-Atlantik të të tre vendeve.
Kryeministrat nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit trilpalësh dhe theksuan domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta për promovimin e bashkëpunimit të përbashkët, rajonal dhe Europian. Në të njëjtën kohë, tre Kryeministrat shprehën angazhimin dhe dedikimin e tyre për ndërtimin dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në Europën Jug-Lindore.
Kryeministrat theksuan veçanërisht rëndësinë e projekteve rajonale në fushat e infrastrukturës, energjitikës, turizmit, telekomunikacionit dhe mbrojtjen e mjedisit. Këto projekte janë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të gjithë rajonit, dhe për promovimin e marrdhënieve të përbashkëta midis tre vendeve tona. Kështu që është i një rëndësie të madhe zhvillimi i njëkohshëm i mekanizmave të të tre vendeve brenda programeve dhe nismave rajonale. Në këtë kuadër, Kryeministrat i kushtuan një rëndësi të veçantë zhvillimit të infrastrukturës – Korridorit Adriatik-Jon dhe Korridorit të Tetë, si dhe nevojës për një implementim më të shpejtë të Memorandumit të Vendosjes së Tregut Rajonal për Energjinë Elektrike dhe Gazin, që përfshin edhe vendosjen e mekanizmave të përhershëm për sigurimin e asistencave të huaja fianciare për realizimin e projekteve.
Tre Kryeministrat i vlerësuan rezultatet e Takimit Rajonal të Ministrave të Brendshëm, të mbajtur në Podgoricë, ku u ra dakort për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në bazë të kësaj, Kryeministrat sugjeruan vendosjen e një Trupi të Perbashkët Koordinimi të Ministrave të Brendshëm të të tre vendeve. Ky trup duhet do të merret me shkëmbimin e informacionit në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe me kontrollin e kufijve.
Kryeministrat mirëpritën përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar, konform Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, për të vazhduar zhvillimin e mekanizmave për zhvillimin e demokracisë, shoqërisë civile, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë. Kryeministrat mbështetën përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar në proçesin e hartimit të dokumentit të Standarteve për Kosovën dhe vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.