Kryeministri Fatos Nano është nisur sot paradite për një vizitë zyrtare në Instucionet drejtuese të Bashkimit Europian, në Bruksel. Me këtë rast, Kryeministri do të zhvillojë pasdite ta
Kryeministri Fatos Nano është nisur sot paradite për një vizitë zyrtare në Instucionet drejtuese të Bashkimit Europian, në Bruksel.
Me këtë rast, Kryeministri do të zhvillojë pasdite takime të vecanta me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit dhe Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Përbashkët në BE, z. Javier Solana, si dhe me z. Franko Fratini, Zëvendëspresident dhe komisioner i Komisionit Europian për Cështje të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.
Në këto takime do të diskutohet mbi reformat e gjithanshme të ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, për marrëdhëniet e saj me BE, si dhe për situaten në rajon dhe rolin e Shqipërisë në zhvillimet rajonale.