E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me ekipin Kombëtar të Futbollit shqiptar, një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë. Në takimin e zhvilluar në ambj

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me ekipin Kombëtar të Futbollit shqiptar, një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Hotel "Adriatik" në Durrës, merrnin pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi, Presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit, Armando Duka, Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Luan Bregasi, përfaqësues të biznesit etj.

Kryeministri Nano në fillim të këtij takimi me futbollistët shqiptarë dhe trajnerin e tyre, Hans Peter Brigel u shpreh:

"Është bërë traditë vëmendja e të gjithëve për ndeshjen e kombëtares. Unë jam këtu, si çdo herë tjetër, me përfaqësuesit më të shquar të mbështetjes për ju, të cilët natyrshëm mblidhen rreth Federatës së Futbollit Shqiptar, dhe që zbatojnë politikat e qeverisë në mbështetje të sportit dhe të kulturës, të kompeticionit dhe suksesit shqiptar në këto fusha dhe të pazëvendësueshëm, si gjithmonë, janë sipërmarrësit që organizohen në kuadrin e Dhomës së Tregtisë në mbështetje dhe inisiativa që bashkohen me ne për të nxitur dhe përmirësuar kushtet tuaja, për të stimuluar suksesin tuaj dhe për të shprehur në mënyrë shqiptare simbolike dhe tradicionale inkurajimin për sukses.

Ju po na mësoni të gjithëve të jemi më të aftë në gara për zhvillim, integrim, për afirmim dhe mbrojtje të emrit, të vlerave, të ngjyrave dhe të zemrës së madhe shqiptare. Ju e kuptoni dhe vetë se sa më mirë të ecësh aq më vështirë është më mbrapa dhe prandaj mbani - me drejtimin e jashtëzakonshëm profesional të profesor Brigelit- edhe veten në formë, duke sjellë edhe pjesë të përvojës apo të jetës suaj profesioniste kudo ku garoni për veten tuaj dhe për ngjyrat që na bashkojnë tek flamuri kombëtar.

Unë jam këtu për t'ua konfirmuar këtë vëmendje dhe mbështetje, të të gjithë klubit të miqve të kombëtares, të Qeverisë, të Federatës, të sipërmarrësve, të qytetarëve. Kemi Ukrainën përballë. Ukraina ka qene dhe mbetet një nga skuadrat vitale të futbollit. Por ne kemi një folklor popullor që thotë se edhe më i vogli e mund të madhin. Unë sinqerisht dua të besoj, t'ju shpreh një besim dhe simpati të të gjithë miqve të kombëtares, se ju jeni në gjendje të garoni si të barabartë, të shfaqni solidaritetin dhe disiplinën e një ekipi që po konsolidohet dhe të kërkoni jo thjesht përfaqësimin e denjë, por fitoren.

Gjitha klubi i miqve mendon se kësaj radhe duhet stimuluar shumë fitorja. Dhe në këtë fuksion unë falenderoj Federatën, Dhomën e Tregtisë, disa kompani publike, veçanërisht KESH dhe Albtelekom që në mbështetje të fitores japin për ekipin 400 mijë dollarë, ndërsa barazimi është vetëm 100 mijë dollarë.

Ju uroj gjithë të mirat dhe erdhëm të marrim nga kurajoja, qetësia dhe maturia juaj si ekip për ta çuar edhe në mjedise të tjera ku punojmë të gjithë.

Suksese!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›