E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është nisur sot për një vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të homologut të tij spanjoll, Hose Luis Rodrigues Zapatero. Kryeministri Fatos Nano do të

Kryeministri Fatos Nano është nisur sot për një vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të homologut të tij spanjoll, Hose Luis Rodrigues Zapatero.

Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë një takim të veçantë me Kryeministrin spanjoll Zapatero, gjatë të cilit do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre. Në takim, do të diskutohet gjithashtu mbi hapat që po ndërmerr Shqipëria në rrugën e integrimit euroatlantik, si dhe për mbështetjen që do të japë Spanja në këtë drejtim.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 36-të të Partisë Socialiste Spanjolle, ndërkohë që pritet të zhvillojë takime edhe me liderë të partive të majta, pjesëmarrëse në këtë kongres.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›