E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Qendrës për Paqen mes Popujve me qendër në Asizi të Italisë, z. Xhanfranko Kosta, si dhe Konsullin e Nderit të Shqip

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Qendrës për Paqen mes Popujve me qendër në Asizi të Italisë, z. Xhanfranko Kosta, si dhe Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Itali me qendër në Rimini z. Nikola Pintuçi.

Kryeministri Nano në këtë takim vlerësoi bashkëpunimin harmonik mes religjoneve të ndryshme në Shqipëri, i cili konsiderohet si një model për të gjitha vendet e tjera të rajonit tonë.

Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë që ekzistojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekoturizmit dhe të turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nga ana e tij, Presidenti i Qendrës për Paqen mes Popujve z. Kosta shprehu pikëpamjen se në Shqipëri sidomos gjatë këtyre viteve të fundit vërehen ndryshime të qenësishme dhe të prekshme në drejtim të progresit të gjithanshëm.

Gjithashtu, zoti Kosta e njohu Kryeministrin Nano me projektin për adoptimin e fëmijëve në distancë, projekt ky që Qendra për Paqen mes Popujve e aplikon edhe në 18 vende të tjera në botë dhe mendon të fillojë zbatimin e tij edhe në Shqipëri. Ky projekt, sipas Presidentit të Qendrës për Paqe mes Popujve, konsiston në dhënien e ndihmës financiare për fëmijët në nevojë.

Më tej Presidenti i kësaj qendre i deklaroi me kënaqësi Kryeministrit Nano se "ju jeni kandidat zyrtar për çmimin "Pelegrini i Paqes",që kjo qendër e njohur në të gjithë botën e akordon që prej vitit 1988.

Këtë çmim e kanë marrë edhe personalitete të tjerë të njohur si Nënë Tereza, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Peres de Kuelar, Gorbaçov, Pavaroti etj.

Ceremonia e dorëzimit do të bëhet më, 14 Mars 2005 në Tiranë, ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga personalitetet, që janë nderuar më parë me këtë çmim.

Presidenti i Qendrës për Paqen mes Popujve i dorëzoi Kryeministrit Nano edhe çelësin e "Shtëpisë së Paqes" që ndodhet në Asizi, duke e konsideruar si pjesëtar të kësaj shtëpie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›