Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader dhe Kryeministrin e Maqedonisë, Vlado Buçkovski. Tre kryeministrat rikonfirmuan
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader dhe Kryeministrin e Maqedonisë, Vlado Buçkovski.
Tre kryeministrat rikonfirmuan mbështetjen dhe nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Kartës Adriatik 3, për integrim të tre vendeve në NATO, si dhe dhe për të patur rezultat konkret dhe te rendesishem në Samitin e ardhshëm të Këshillit të Atlantikut.
Po ashtu, gjatë bisedës telefonike, tre kryeministrat shprehën vullnetin e tyre të përbashkët për të vazhduar dhe inkurajuar iniciativa, të cilat forcojnë stabilitetin dhe nxisin progresin dhe integrimin e tre vendeve, por dhe të gjithë rajonit, në strukturat euro-atlantike.
Gjithashtu, ata i kanë uruar suksese skuadrave kombëtare të Maqedonisë dhe Kroacisë dhe asaj të Shqipërisë, pasi edhe dy Kryeministrat, Sanader dhe Buçkovski, ndodheshin në Zagreb për të ndjekur ndeshjen midis skuadrave të tyre kombëtare.