Kryeministri Fatos Nano, i cili ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Socialdemokrate, me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive dhe të Partive Socialdemokrate të Ballkanit dhe të
Kryeministri Fatos Nano, i cili ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Socialdemokrate, me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive dhe të Partive Socialdemokrate të Ballkanit dhe të Europës, sot pasdite ka mbajtur një fjalë mbi zhvillimet në rajon, progresin e arritur në drejtim te integrimit euro-atlantik dhe kontribiutin në fuksion të forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
Z.Nano theksoi në fjalën e tij se realiteti i sotëm në vendet e Ballkanit është një mundësi për të ndarë progresin politik dhe ekonomik që këto vende kanë arritur sëbashku. "Ne kemi ndërtuar partneritete të reja me demokracitë e tjera në Europë dhe përtej Atlantikut, kemi lënë pas politikat primitive që mbanin të mbërthyer në të kaluarën të ardhmen tonë të përbashkët. Që prej atyre ditëve ne kemi arritur transformime të gjithanshme politike, ekonomike dhe shoqërore", tha z.Nano. Në këtë drejtim, Kryeministri Nano vlerësoi zgjedhjet demokratike të zhvilluara në Kosovë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj drejt standarteve euroatlantike.
"Me zgjerimin e BE-së, sipas Kryeministrit Nano, tregje të reja për produktet dhe shërbimet tona janë duke u hapur për vendet e rajonit dhe prioriteti ynë duhet të jetë zgjerimi i politikave, reformave dhe rrugëve të komunikimit me këto tregje. Sëbashku dhe me ndihmën e partnerëve tanë në BE, ne duhet të koordinojmë luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, i cili ende kërcënon tregjet dhe demokracitë tona të reja. Ne duhet të vazhdojmë të kondicionojmë tregjet tona kombëtare për t'i bërë ato edhe më atraktive për investimet ndërkombëtare, të cilat janë kaq vitale për ndërtimin e një infrastrukture globale në shekullin e 21-të". Ne, nënvizoi ai, duhet të hapim rajonin dhe të ndajmë vlerat dhe kulturën tonë, në mënyrë që vendet e Europës Juglindore të përfitojnë nga lulëzimi i industrisë ndërkombëtare të turizmit.
Z.Nano u ndal në veçanti në disa nga inisiativat e rëndësishme për zhvillimin e rajonit, siç është Korridori 8-të dhe 10-të, projekti AMBO, realizimi i marrëvehsjeve të tregtisë së lirë dhe shengeni ballkanik. "Të gjitha këto, - tha ai, - sigurojnë mundësi për integrimin ndërrajonal. Ndërsa mundësi të tjera për rajonin janë hapur si rezultat i zgjerimit të NATO-s dhe BE-së".
"Ne jetojmë një periudhë unike historike të vendeve tona, është koha për rikthimin tonë në Europën moderne, të cilës i takojmë. Ne jemi të gjithë të lumtur dhe entuziastë të shohim përmbushjen e aspiratave të popullit për vendet e reja anëtare, të cilat iu bashkuan BE-së më 1 maj".
Z.Nano shprehu sigurinë se 25 vjetori i rënies së murit të Berlinit do t'i gjejë vendet e rajonit anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian. "Ne e kemi në dorën tonë këtë mundësi, por bashkë me të edhe përgjegjësinë për të ndryshuar rajonin tonë dhe Europën për më mirë. Ne do ta arrijmë qëllimin, nëse vendet e Europës Juglindore punojnë së bashku", tha Kryeministri.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, Kryeministri Nano është takuar edhe me Presidentin e Internacionales Socialiste, Antonio Guterrez, Sekretarin e Përgjithshëm të IS-së, Luis Ayala, Kryetarin e PASOK, George Papandreu dhe kryetarin e PS-së bullgare, Sergei Stani etj.