E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste, Fatos Nano niset sot pasdite në Rumani, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Socialdemokrate te Ballkanit. Ne këtë takim ma

Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste, Fatos Nano niset sot pasdite në Rumani, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Socialdemokrate te Ballkanit.

Ne këtë takim marrin pjesë kryetarë qeverish dhe kryetarë të Partive Socialdemokrate të Ballkanit. Gjithashtu, në samit janë të ftuar edhe drejtues të Partive Socialdemokrate europiane.

Kryeministri Nano do të mbajë në këtë Samit një fjalë mbi zhvillimet në rajon, progresin e arritur në drejtim te integrimit euro-atlantik dhe kontribiutin që japin këto parti, në fuksion të forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Me këtë rast, Kryeministri do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të tij, ndërsa do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›