Ne vijim te vizitave te tij te sotme ne qarkun e Lezhes Kryeministri Fatos Nano, ka peruruar dhe vizituar Kombinatin e Perpunimit te Peshkut. Pas pritjes qe iu be nga perfaqesues te firmes "Eurof
Ne vijim te vizitave te tij te sotme ne qarkun e Lezhes Kryeministri Fatos Nano, ka peruruar dhe vizituar Kombinatin e Perpunimit te Peshkut.
Pas pritjes qe iu be nga perfaqesues te firmes "Eurofish" dhe punetoret qe punojne ne kete firme, Kryeministri Fatos Nano mori pjese ne perurimin e fabrikes se re te te ketij Kombinati.
Kryeministri gjate vizites ne kete veper u njoh me punen qe eshte bere dhe vazhdon te behet. Per kete veper jane investuar 3.5 milione dollare. Ne nje nga linjat perpunohet peshku Acuge, i cili vjen nga importi, kryesisht nga Spanja, Maroku, Argjentina dhe Kroacia. Drejtuesit e firmese njohen Kryeministrin me kapacitetin prodhues per kete lloj specie qe eshte 2500 tone ne vit dhe se numuri i punetoreve te punesuar arrin ne 250.
Gjithashtu Kryeministri u njoh edhe me fabriken tjeter per perpunimin e peshkut sardele, skumur, ton, e midhje, e cila ka nje kapacitet te pergjithshem prej 200 ton ne vit.
Kryeministrin e informuan se linja e perpunimit te sardeles, skumurit e tonit mundeson zhvillimin e metejshem te peshkimit dhe garanton blerejn e rreth 40 anijeve peshkimi me nje qarkullim vjetor prej rreth 3.5 milion USD ne vit.
Gjithashtu Kryeministri u informua se Kombinati do te garantoje plotesimin e nevojave te tregut vendas si dhe rritjen e eksporteve shqiptare ne tregjet e huaja. Pritet qe te punesohen edhe 120 punetore te tjere nga rrethi i Lezhes.
Gjate vizites ne mjediset e fabrikave Kryeministri Nano i shoqeruar nga ministri i Bujqesise dhe Ushqimit vleresoi punen e bere per ndertimin e kesaj vepre. Ky eshte nje investim i rendesishem qe duhet te integrohet ne komunitetin lokal dhe ate nderkombetar me emrin "Lezhe Albania". Nderkohe gjate takimit me perfaqesues te firmes Kryeministri u shpreh per nje bashkepunimim mes shoqatave te peshkatareve vendas, por dhe ato nderkombetare qe ketij investimi serioz t'i krijohen lehtesirat qe t'i pershtatet tregut vendas dhe atij te huaj.