E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar Pjesemarres, Hapat e ndermarre muajt e fundit ne te gjithe sektorin energjitik po japin frutet e veta. Arritja e detyrave te vena nga donatoret per tremujorin e fundit te vitit 2002 dhe

Te nderuar Pjesemarres,

Hapat e ndermarre muajt e fundit ne te gjithe sektorin energjitik po japin frutet e veta. Arritja e detyrave te vena nga donatoret per tremujorin e fundit te vitit 2002 dhe rezultati i pritshem pozitiv i tremujorit te pare te vitit 2003 te shoqeruara me rikompozimin dhe perdorimin me me efikasitet te burimeve hidrike, teknike, njerezore dhe financiare na bejne optimiste qe jemi ne rrugen e duhur. Sic kam theksuar dhe ne mbledhjen e fundit te KNE, po intensifikohen perpjekjet per vendosjen e matesave per te gjithe konsumatoret, ne menyre qe ti jepet fund njehere e pergjithmone semundjes kronike te ketyre dhjete viteve te fundit te abuzimeve ne shperndarje.Sot fillojme procesin e diskutimeve per strategjine qe do harmonizoje politikat e zhvillimit te sektorit energjitik.

Objektivi yne kryesor i misheruar ne kete Strategji eshte: Ristrukturimi i sektorit te energjise bazuar ne parimet e tregut te lire dhe zhvillimin e nje politike energjitike bashkekohore. Strategjia e zhvillimit te sektorit energjitik eshte nje dokument qe do te merret me ndryshimet dhe themelimin (stabilizimin, ristrukturimin) e nje sistemi te ri menaxhimi te sektorit te energjise ne Republiken e Shqiperise. Ne te do te perfshihen te gjitha ndryshimet e nevojshme dhe te domosdoshme te sigurise se furnizimit me burime energjitike, optimizimit te burimeve per mbulimin e nevojave energjitike, te ceshtjeve te legjislacionit, te organizimit dhe te pronesise brenda sektorit energjitik shqiptar.

Kjo strategji kombetare e energjise synon permbushjen e nevojave te konsumatorit familjar dhe ne menyre te vecante te sipermarrjes duke krijuar dhe zhvilluar tregun e energjise elektrike te jete ne perputhje me Memorandumin e Mirekuptimit te Vendeve te Europes Juglindore, standartet Europiane dhe nevojes se vendit tone per te zhvilluar tregje globale te burimeve energjitike konkurruese me ato te vendeve te rajonit dhe me gjere ne planin global.

Perfundimisht me kete strategji duam te shmangim ndryshimet dhe transformimet reformuese spontane, duke adaptuar plane veprimi konkrete qe reflektojne prioritetet e zhvillimit. Stabilizimi i nje sistemi te organizuar te menaxhimit te sistemit energjitik kerkon marrjen e masave jashtezakonisht te medha. Eksperienca nga vendet e zhvilluara ka treguar se duhet te vendoset nje balance e drejte si ndermjet mekanizmave te tregut dhe nderhyrjeve te qeverise ashtu edhe ndermjet aspekteve teknike/teknollogjike, menaxhimit te energjise dhe rendesise qe duhet ti kushtohet anes sociale. Strategjia e re e zhvillimit te sektorit energjitik, duke qene ne thelb nje shprehje e nevojave kombetare, duhet te siguroje nje zhvillim te qendrueshem te mbare ekonomise kombetare dhe te realizoje njekohesisht edhe mbrojtjen e mjedisit gjate te gjitha fazave te shfrytezimit te burimeve energjitike.

Ashtu sic edhe jam shprehur edhe me pare, sektori energjitik ne pergjithesi dhe ai elektrik ne vecanti eshte nje pike fillestare qe per tranzicionin dhe problematiken qe ka, nuk mund te vazhdoje te jete pike fundore, bllokuese e projekteve per zhvillim ne mbare ekonomine. Sigurimi i te gjithe burimeve alternative te energjise (energjise elektrike, hidrokarbureve, gazit natyror, qymyrit dhe druve te zjarrit) te mjaftueshme per qytetaret dhe per bizneset me kosto minimale dhe me ndikim minimal per kushtet shqiptare eshte sistemi i ekuacioneve qe duhet te perfundojne se zgjidhuri Ministria e Industrise dhe Energjitikes, nepermjet Agjensise Kombetare te Energjise deri ne Qershor me perfundimin e Strategjise Kombetare te Energjise.

Ne kete menyre Strategjia e zhvillimit te sektorit energjitik behet pjese e strategjise se pergjithshme te zhvillimit ekonomik te Shqiperise. Gjate hartimit te nje dokumenti te tille, ceshtje me themelore jane niveli i besueshmerise se te dhenave baze te perdorura per te gjitha analizat dhe llogaritjet qe do te behen per skenaret energjitik per te ardhmen, saktesia ne percaktimin e treguesve te pergjithshem te zhvillimit ekonomik te vendit si dhe te sektoreve te vecante per te ardhmen. Per pasoje Strategjia Kombetare e Energise eshte mbeshtetur per periudhen afat shkurter ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social e cila eshte gjithashtu ne proces. Te dy keto strategji duhet te konvergjojne ne sistemin e te dhenave qe perdorin dhe Strategjia e Zhvillimit Ekonomik dhe Social duhet te garantoje jo vetem nevojat baze, por edhe treguesit kryesor te zhvillimit ekonomik dhe social si per periudhen afat shkurter ashtu edhe per periudhen afatmesme dhe afat gjate.

Strategjia Kombetare e Energjise, qe po pregatitet sigurisht ka marre ne konsiderate asistencen me shume vlere qe kane dhene dhe vazhdojne te japin institucione te ndryshme nderkombetare dhe donatoret kohet e fundit. Ne kete drejtim duhet te permendim asistencen e ENEL-it qe beri te mundur se bashku me Qeverine Shqiptare dhe KESH-in te plotesoheshin targetat per reduktimin e Humbjeve Teknike dhe Joteknike ne sistemin elektroenergjetik shqiptar dhe si rezultat Grupi i Donatoreve zhbllokoi linjen e kreditimit te projekteve te KESH-it ne Rehabilitimin e Sistemit te Transmetim & Shperndarjes; nepermjet asistences se USAID-it ne bashkepunim me spacialistet shqiptar u pergatiten nje sere dokumentash, si: Plani Strategjik i Masave; Dokumenti i Politikes Elektroenergjitike; eshte pergatitur Projekt-Ligji per Reformimin e Sektorit Elektroenergjetik i cili do te aprovohet se shpejti nga Parlamenti Shqiptar; eshte ne aktivitet te plote Enti Rregullator i Energjise Elektrike, i cili per here te pare do te aprovoje ne menyre te pavaruar sistemin e ri te tarifave te energjise elektrike; si dhe u pergatit Plani i zhvillimit dhe monitorimit te KESH-it per periudhen 2003-05.

Strategjia Kombetare e Energjise do te kete ne themel te saj edhe Studimin e Fundit te Bankes Boterore qe u prezantua me 22 Janar 2003 ne lidhje me Zhvillimin e Ardhshem te Sektorit Elektroenergjitik Shqiptar. Gjej rastin te falenderoj te gjithe Donatoret dhe Institucionet Nderkombetare per asistencen qe kane dhene dhe deshiroj ti garantoj se Strategjia Kombetare qe po pergatitet nga Qeveria Shqiptare do te kete ne themel te saj te gjitha rekomandimet me vlere qe jane dhene deri me tani nga keta institucione.

Nje ceshtje shume e rendesishme qe diskutohet shpesh si ne rrethet politikeberese ashtu edhe ne ato teknike eshte: A eshte e nevojshme nje strategji energjitike per nje vend i cili po kalon ne procesin e tranzicionit nga abondonimi i ekonomise teper te centralizuar ne krijimin e sistemit te ekonomise se tregut? Megjithese duhet theksuar qe edhe vendet e zhvilluara, mbeshtetur teresisht ne ekonomine e tregut nuk i kane mbaruar diskutimet rreth kesaj ceshtje (pra shume nga keto vende kane Strategji te Mirefillte te Zhvillimit te Sektorit Energjitik), marredhenia ndermjet Tregut dhe nderhyrjeve te Qeverise eshte me eksperience e ndryshme nga nje vend tek nje tjeter. Opinioni i pergjithshem eshte domosdoshmeria e hartimit dhe implementimit te nje Strategjie Energjie per te vendosur nje balance ndermjet mekanizmave te veprimit te tregut dhe nderhyrjeve te Qeverise. Prandaj, Strategjia Kombetare e Energjise do te pergatitet me nje vizion te qarte dhe ne harmoni me zhvillimin e pritshem teknologjik te sektorit energjitik per te ardhmen. Ne te do te perfshihen te gjitha karakteristikat e zhvillimit te ardhshem dhe do te prezantohet gjithashtu edhe ristrukturimi i domosdoshem i sektorit per te mbeshtetur kete zhvillim dhe per ta kthyer perfundimisht kete sektor ne motorrin e rritjes dhe zhvillimit te qendrueshem te Shqiperise.

Strategjia e zhvillimit te sektorit energjitik qe do te finalizohet ne qershor 2003, do te perfshije te gjitha drejtimet teknike, financiare, ekonomike, legale, organizative, institucionale, mjedisore dhe ato te edukimit dhe trainimit te vazhdueshem te te gjithe specialisteve te sektorit energjitik me qellim qe te pergatise te gjithe kuadrin e domosdoshem per te integruar, ne menyre jo te sforcuar, sistemin energjitik shqiptar ne sistemin energjitik te Bashkimit Europian.

Gjate hartimit te Strategjise Kombetare te Energjise elementet e meposhtem po merren gjithashtu ne konsiderate:

· Te gjitha masat afat-shkurta qe po merren nga Qeveria Shqiptare dhe Donatoret ne sektorin energjitik duhet te perfshihen ne vizionin afat-gjate te zhvillimit te sektorit energjetik,
· Koncepti i zhvillimit te qendrueshem ekonomik te sektorit energjitik duhet te perfshihet ne te gjitha masat qe do te ndermerren per hartimin e strategjise, duka pasur ne vemendje te vecante edhe mbrojtjen e mjedisit, si nje nga burimet me te cmuara te vendit,
· Harmonizimi i Strategjise Kombetare e Energjise me strategjite rajonale, europiane dhe tendecat globale te zhvillimit te tregjeve energjitike,
· Perdorimi me eficence i energjise duhet te mbeshtetet ne menyre strategjike,
· Nxitja e perdorimit te burimeve te rinovueshme te energjise,
· Marrja e masave per krijimin e lidhjeve me programet Europiane te demonstrimit te projekteve te ndryshme (sidomos ne fushen e eficences se energjise dhe burimeve te rinovueshme te energjise) duke ofruar zona me avantazhe dhe leverdi ekonomike dhe ambientaliste.

Se fundi do te deshiroja te pergezoja Ministrine e Industrise dhe Energjitikes dhe stafin e Agjensise Kombetare te Energjise per perkushtimin e deritanishem per punes per e bere per hartimin e Strategjise Kombetare te Energjise. Ne te njeten kohe do t`Ju kerkoja qe nepermjet punes Tuaj te rrisni angazhimin ne fazen e fundit qe do te futet pergatitja e Strategjise.

Gjithashtu, deshiroj qe ne kete Konference te organizuar me se miri te zoteroje debati teknik per zgjidhjet me racionale ne menyre qe ky dokument me rendesi madhore per zhvillimin e qendrueshem te mbare ekonomise se vendit, te integroje alternativat e te gjitheve ku shpresoj edhe te spektrit politik opozitar ku duket se nuk mungojne energjite. Shpresoj te mos mungojne as specialistet. Pune te mbare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›