Shkëlqesi, Te dashur miq, Jam shumë i nderuar të përshëndes këtë mbledhje të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e integrimit europian të vendeve tona dhe të rajonit në tërÃ
Shkëlqesi,
Te dashur miq,
Jam shumë i nderuar të përshëndes këtë mbledhje të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e integrimit europian të vendeve tona dhe të rajonit në tërësi. Prania e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Italia, Greqia dhe institucionet ndërkombëtare prestigjoze, janë prova më e mirë e rritjes së kapaciteteve tona të partnershipit dhe se vendet tona janë bërë realisht pjesë e zhvillimeve globale dhe e shoqërisë së vlerave të shkëmbyeshme.
Korridori 8 na siguron një nga shanset më të mëdha për të përshpejtuar proçesin e europianizimit të vendeve tona, i cili për shekuj, më së shumti për arsye historike, ka qenë i përjashtuar nga proçesi i integrimit me pjesën tjetër të Europës.
Parë nga ky këndvështrim, Rruga Egnatia e Milleniumit te Ri është një ndërveprim i shumëfishtë. Nga njëra anë, në vazhdim të nënshkrimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, vendet tona gjithnjë e më shumë janë duke u kthyer në një treg të integruar potencial për zgjerimin e natyrshem te ekonomive europiane. Nga ana tjeter, Bashkimi Europian, perben nje treg te sherbimeve dhe prodhimeve tona specifike, por gjithashtu flukset e energjise perfshijne jo thjesht interesa rajonale dhe kontinentale, por do te thoja perfshijne interesa globale, sic eshte projekti AMBO, i cili nderthur interesa shume te gjera.
Korridori 8 ka marre tashme vlera simbolike te integrimit dhe hapjes se metejshme te ekonomive tona. Atmosfera e integrimit rrjedh jo vetem nga rrjetet e produkteve te gazit dhe te naftes, por dhe nga infrastruktura e autostradave dhe hekurudhave qe i shoqeron, dhe ne rastin e korridorit 8, infrastruktura portuale si dhe e linjave elektrike, te telekomunikacionit, te linjave te fibrave optike, pa permendur ketu aeroportet. Keto procese, duke qene njekohesisht dhe prioritetet e partnereve tane kryesore te zhvillimit, Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore, pershpejtojne dhe modernizojne programet rregulluese per privatizimin e sektoreve strategjike te lidhur me ato te zhvillimit.
Tabloja rajonale do te mbetej e paplote nese nuk do te shoqerohej apo paraprihej nga shkembimi i lire i nje teresie vlerash te origjinuara nga shoqerite tona demokratike. Eshte shume e rendesishme qe ky Korridor te shihet jo thjesht si nje shume infrastrukturash. Ai duhet pare gjithashtu si nje vazhdimesi e inicitativave te perbashketa, nderhyrje dhe nderveprime qe do te rrisin bashkepunimin rajonal, do te zgjerojne tregun rajonal dhe do te rrisin zhvillimin socialo-ekonomik te vendeve ku kalon Korridori. Duhet te shihet si nje rruge qe lejon secilin prej nesh dhe te gjithe se bashku, te japim nje pergjigje me te fuqishme dhe eficente kunder krimit te organizuar, trafikimit te paligjshem dhe korrupsionit si fenomene qe pengojne integrimin europian.
Nga ana tjeter e gjithe kjo eshte e lidhur ngushte me stabilitetin demokratik ne rajonin tone. Duke hapur negociatat per Asociim-Stabilizimin nga te gjitha vendet tona dhe vendimi teper i rendesishem i Selanikut i cili fokusohet ne marredheniet me BE dhe Ballkanin perendimor, ka krijuar sigurine e nje te ardhme te perbashket per te gjithe ne. Pikerisht ky besim i plote ne te ardhmen e perbashket, garanton prespektiven e ketyre projekteve te nje rendesie vitale, sic eshte pikerisht ky rast i nje rendesie madhore, te cilin po e diskutojme sot.
Ne kete kontekst, ne funksion te krijimit te kushteve te nevojshme per nje progres me te shpejte per te krijuar nje mjedis me te sigurt per partneret tane perendimore dhe lindore, puna drejt modernizmit te porteve te Durresit dhe Vlores eshte duke bere hapa perpara. Pervec kesaj, po punohet per te permiresuar rrjetin tone rrugor, i cili ka patur nje progres te madh ne keto dy vitet e fundit. Vetem pak dite me pare puna drejt nje NDRYSHIMI teper te rendesishem, perfundoi duke lidhur portin e Durresit me autostraden ne funksion te nje nga pikave te hyrjes se Korridorit 8 ne Ballkan duke u zgjeruar ne Tirane, Shkup, Sofie, Varna dhe Burgas. Kjo do te siguroje lidhjen tone jo vetem me Europen Perendimore por gjithashtu dhe me Kaukazin dhe Lindjen e Mesme.
Korridori 8, i cili eshte cilesuar si Paneuropian dhe perben nje version modern te lidhjes historike mes Rruges Apia dhe Egnaties, si korridoret e tjera eshte nje prove e gjalle e realiteteve te bashkejeteses dhe nderveprimit, te cilat po i krijojme dite pas dite. Jam i bindur se puna ne nivel qeveritar do te dije si te sjelle se bashku koordinimin me te mire te fondeve te donatoreve, ndermarrjeve private dhe shoqerise civile.