E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë përfaqësuesit e tre firmave finaliste të konkursit "Tirana – Një kryeqytet europian", të cilët shoqëroheshin nga Kryetar

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë përfaqësuesit e tre firmave finaliste të konkursit "Tirana – Një kryeqytet europian", të cilët shoqëroheshin nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama nga perfaqesues te GTZ-se dhe të Ambasadës gjermane ne Tirane.
Kryeministri Nano gjatë këtij takimi u shpreh se Qeveria Shqiptare kërkon një zhvillim urban harmonik ku të përputhen të gjithë elementet përbërës të jetës urbane ekzistuese me hapësirat e reja që do të krijohen apo ato të vjetra që do të rivlerësohen.
"Ne e duam këtë qytet dhe ju kërkojmë ta respektoni këtë ndjenjë tonen duke e bere Tiranën pjesë të realiteteve integruese europiane". Kështu i është drejtuar kryeministri Nano projektuesve të firmave gjermane, franceze dhe hollandeze nga më prestigjozet në botë, të cilat do të konkurrojnë për ndërtimin e qendrës së re të kryeqytetit shqiptar.
"Tirana nuk është më një ëndërr për shqiptarët kudo në botë, por tashmë ajo eshte shnderruar ne një simbol per te gjithe dhe një qendër referimi për shqiptarët kudo që ndodhen", tha Kryeministri Nano duke e quajtur këtë ndërrmarje një sfidë të re. Ai përmendi edhe dëshirën e madhe të shqiptarëve të Kosoves për të njohur dhe vizituar kryeqytetin e Shqipërisë.
"Me ndërtimin e qendrës së re të Tiranës mesazhi qe duhet të japim është ai i shpirtit të kulturës europiane dhe asaj të integrimit, edhe përmes krijimit të një imazhi të ri të Shqipërisë në botë", tha z. Nano.
Kryeministri theksoi se Tirana ka nevojë për një qendër të re atraktive edhe për rininë, sepse do te jetë qyteti i të ardhmes. Ndërkohë Kryeministri vlerësoi si një faktor mjaft të rëndësishëm domosdoshmërinë per ruajtjen dhe rivlerësimin e vlerave aktuale të Tiranës duke përmendur si një ndër këto vlera edhe Ansamblin urban te Bulevardit "Deshmoret e Kombit".

Lidhur me tendencën gjithnjë e në rritje të popullsisë së kryeqytetit Kryeministri kërkoi nga arkitektët e këtyre firmave prestigjoze që të merrnin parasysh në konceptimet e tyre për Qendrën e re të Tiranës edhe përballimin e flukseve qe perballon kryeqyteti i Shqiperise.

Kryeministri Nano sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Rama ndanë të njëjtin mendim lidhur me faktin e përzgjedhjes në këtë konkurs të këtyre firmave. Ata u shprehen se "kjo përzgjedhje nuk duhet t'ju bëjë të ndjeheni të përjashtuar pavarësisht se kush do të jetë fituesi, pasi në Tiranë dhe në Shqipeëri ka ende shumë punë për të bërë dhe ambicja e Qeverisë tonë është dhënia e një sinjali të fortë të integrimit me kulturën europiane të urbanizimit, dhe bashkëpunimi i studiove ndërkombëtare dhe ato vendase sikurse ka ndodhur edhe në ofertat e konkursit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›