E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh urimi zotit Vladimir Putin, President i Federatës Ruse, me rastin e rizgjedhjes në këtë detyrë. Në këtë mesazh thuhet: "Rizgjedh

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh urimi zotit Vladimir Putin, President i Federatës Ruse, me rastin e rizgjedhjes në këtë detyrë.

Në këtë mesazh thuhet:

"Rizgjedhja Juaj në postin e Presidentit të Federatës Ruse më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim personal dhe të qeverisë që unë drejtoj, t'Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta në realizimin me sukses të detyrës Suaj të rëndësishme.

Shpreh bindjen e plotë se, nën kujdesin Tuaj, marrëdhëniet e mira tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më tej në të ardhmen në interes të përbashkët.

Kam kënaqësinë t'Ju shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim maksimal për të punuar së bashku për çështje të rëndësishme të paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë për një botë më demokratike e më të begatë.

Më lejoni, Shkëlqesi, që me këtë rast t'Ju shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë", përfundon mesazhi që Kryeministri Fatos Nano i dërgoi Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›