- Bisedë telefonike e Kryeministrit Fatos Nano me Kryeministrin e sapozgjedhur të Spanjës Hose Luis Rodrigues Zapatero - Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në mesditë një bisedë tel
- Bisedë telefonike e Kryeministrit Fatos Nano me Kryeministrin e sapozgjedhur të Spanjës Hose Luis Rodrigues Zapatero -
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në mesditë një bisedë telefonike me Kryeministrin e sapozgjedhur të Spanjës, zotin Hose Luis Rodrigues Zapatero.
Kryeministri Nano në këtë bisedë telefonike u shpreh:
"I dashur mik Hoze Luis,
Më lejoni që në emrin Tim, dhe në emër të Qeverisë që unë drejtoj, si dhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë, t'Ju përgëzoj për këtë fitore historike, në zgjedhjet e përgjithshme të 14 Marsit. Duke Ju transmetuar urimet e mia më të mira, më lejoni që t'Ju shpreh bindjen e palëkundur, që marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë do të njohin zhvillime të reja dhe arritje në të ardhmen. Me këtë rast, dëshiroj të shpreh sigurinë që Spanja do të vazhdojë të jetë një mbështetje e fuqishme për Shqipërinë në rrugën tonë të pakthyeshme të integrimit euroatlantik. Më lejoni t'Ju garantoj, i dashur mik, që si dhe në 11 mars Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Spanjën dhe me popullin spanjoll. Do të vazhdojmë të jemi një aleat i fuqishëm në rajonin e Ballkanit dhe të Europës, por gjithashtu, dhe me kuadër më të gjerë, në luftën tonë të përbashkët për triumfin e vlerave të demokracisë, për paqen, stabilitetin dhe progresin në botë.
Nga ana e Tij, Kryeministri spanjoll Zapatero i shprehu Kryeministrit Nano falenderimet për urimin. "Kjo është një fitore historike, të cilën ne do ta përdorim edhe për të kuruar dhimbjen e akteve terroriste të 9 marsit.
Na llogarisni si partnerë dhe aleatë të sigurtë te vendit tuaj, ne rrugen e integrimit europian dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-spanjolle. Ju falënderoj shumë për urimet dhe ndaj te njejten shprehje besimi me Ju për të ardhmen e marrëdhënieve tona politike dhe ndërshtetërore", tha Kryeministri i Spanjës Zapatero.
Të dy autoritetet shprehën dëshirën për tu takuar së shpejti në të ardhmen.