E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjes së policit Florenc Balla, i cili u vra dje në krye të detyrës. Në këtë telegram ngushëllimi Kryeministri Nano shpre

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjes së policit Florenc Balla, i cili u vra dje në krye të detyrës.

Në këtë telegram ngushëllimi Kryeministri Nano shprehet:

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin e rënies në krye të detyrës të njeriut tuaj më të dashur, të Florencit tonë të paharruar, dhe në shenjë respekti e nderimi të vecantë vij pranë jush sot të ndajmë dhimbjen së bashku.

Dora kriminale i mori jetën babait që do t'ju mungojë fëmijëve, bashkeshortit të mirë e djalit tuaj të shtrenjtë, punonjësit të Policisë së Shtetit që sakrifikoi jetën e tij në shërbim të atdheut, në zbatim të ligjit, për më shumë rend e siguri, për më shumë paqe e mirësi, duke na shkaktuar të gjithëve një dhimbje të madhe.

Florenci është i të gjithëve, ai është dëshmori i atdheut, është shembull frymëzimi dhe heroizmi për kolegët e tij që kanë një arësye më shumë të vazhdojnë më me guxim luftën e vendosur kundër krimit dhe kriminelëve, që askush të mos guxojë të ngrejë dorën kundër Policisë së Shtetit.

Duke u përkulur me nderim të thellë përpara veprës së tij, më lejoni t' ju siguroj se unë personalisht dhe qeveria që unë drejtoj do të jemi gjithmonë pranë jush për t'ua bërë më të lehtë dhimbjen për humbjen e Florencit.

Me dëshirën që në familjen tuaj pas kësaj të keni vetëm gëzime, ju shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta.

I paharruar kujtimi i Florencit tonë të dashur."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›