E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot, ne nje takim te veçante me rastin e largimit te tij nga Shqiperia, ambasadorin e Gjermanise zotin Helmut Shreder. Kryeministri Nano e pergezoi ambasadorin per kon

Kryeministri Fatos Nano priti sot, ne nje takim te veçante me rastin e largimit te tij nga Shqiperia, ambasadorin e Gjermanise zotin Helmut Shreder.
Kryeministri Nano e pergezoi ambasadorin per kontributin e veçante qe ai ka dhene gjate sherbimit te tij ne Shqiperi per perparimin e metejshem mes dy vendeve.
Ne i konsiderojme te nje rendesie te vecante marredheniet me Gjermanine,-tha zoti Nano- si ne aspektin e tyre bilateral, ashtu edhe ne kuader te integrimit te vendit tone ne strukturat dhe institucionet Euroatlantike duke theksuar se kontributi i Gjermanise ne proceset integruese te Shqiperise eshte i rendesishem dhe i vleresueshem.
Kryeministri ka shprehur vleresimin per ambasadorin Shreder duke theksuar se gjate veprimtarise se tij ne Shqiperi prezenca politike, ekonomike dhe kulturore e Gjermanise ka ardhur gjithnje duke u rritur.
"Vecanerisht do te vecoja faktin se nga Gjermania ne Shqiperi jane prezente firma me te vertete prestigjoze dhe me reputacion nderkombetar. Kjo prezence ka sjelle nje ndikim te madh sidomos ne strukturimin me te mire te ekonomise sone, te tregut dhe te formatimit me te mire te rregullave te ketij tregu"tha kryeministri.
Ne kete kuader zoti Nano ka permendur asistencen qe ka dhene Gjermania ne sistemin e ujesjellsave te qyteteve te ndryshem te vendit tone dhe vecanerisht theksoi se shembulli i asistences gjemane te ujesjellesit te Elbasanit perben nje model qe duhet te perhapet ne te gjithe vendin. "Ne jemi te bindur, se edhe pasuesi juaj do ta coje edhe me perpara nivelin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Gjermanise".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›