E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante, Perfaqesuesin e UNMIK-ut në Prishtine, Shtainer. Pas takimit ata dhane keto deklarata perpara gazetareve: Deklarata e Kryeministr

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante, Perfaqesuesin e UNMIK-ut në Prishtine, Shtainer.
Pas takimit ata dhane keto deklarata perpara gazetareve:

Deklarata e Kryeministrit Fatos Nano:

Sot pata kenaqesine te pres z. Shtainer, perfaqesuesin e UNMIK-ut në Prishtine. Dua ta falenderoj e ta nxis për të gjithë aktivitetin dhe rezultatet qe ai ka mundur të ndërtojë se bashku me faktoret përfaqesues në Prishtinë, shqiptarë dhe serbë, parlamentin dhe qeverine, apo partite politike. Kjo, krahas veprimtarise se tij të gjere rajonale dhe nderkombetare, per te ndertuar nje klime e nje proces edhe per Prishtinen të njëllojtë me vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor, drejt BE, gjatë procesit të Stabilizim Asociimit.

Gjithashtu, dua ta falenderoj e ta nxis për aktivitetin në drejtim të ndertimit të marrdhenieve, të levizjeve të hapura, të lira dhe të bashkejetesës multietnike në Kosovë. Kjo, krahas bashkëjetesës midis kombeve dhe vendeve te ndryshme te Ballkanit, në një shoqeri të hapur e në nje treg që po integrohet brënda rajonit dhe ne pjesen tjeter te kontinentit.

Une besoj se, se bashku, do te mundemi te vazhdojme kete bashkepunim dhe të shtojme iniciativat që bashkepunimi rajonal te intensifikohet dhe faktorët përfaqësues të vendeve të Ballkanit e të politikes ballkanase te intensifikojne dialogun politik midis tyre, krahas dialogut me Brukselin dhe me qendrat e tjera te politikes globale.

Deklarata e Perfaqesuesit te UNMIK-ut në Prishtine, Shtainer

Falenderoj nga zemra z. Kryeminister. Mendoj se ky ka qenë një takim mjaft i mire dhe i vlefshem. Jam vecanerisht i kenaqur qe, mbi pyetjet me te rendesishme qe kam patur per Samitin e Selanikut, ne kemi pranuar të njëjtat pikepamje. E kam shprehur shume here se, i jam mirënjohës qeverise shqiptare për mbeshtetjen publike dhe ne kontekst te drejtperdrejte me liderët në rajon të pikëpamjeve tona. Kryeministri Nano ka mbeshtetur idenë, e cila është një parim normal në Europë qe, nëse zhvillohet një takim me 15 kryetare shtetesh dhe qeverish, do të ketë shkëmbime idesh e konceptesh dhe gjatë diskutimeve me njeri-tjetrin duhet te respektohet parimi "Çdokush ka te drejte t'i flase çdokujt".

Me anë të Samitit të Selanikut kemi nevoje te krijojme nje dinamike pozitive edhe te popujt, që cdokush te kuptoje se ky takim është një rast i madh për hapjen e vendeve të Ballkanit. Duhet ta kapim këtë shans dhe ta perdorin, në mënyrë që vëndet e Ballkanit, nëpërmjet hapjes, të kenë një menyrë operimi konkrete qe t'i paraprije nje perspektive konkrete drejt Bashkimit Europian.

Faleminderit shume

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›