Kryeministri Fatos Nano u prit sot në mesditë në një takim të veçantë nga Presidenti francez, Jacques Chirac, në Pallatin Presidencial Elizé. (Elysée). Ne fillim te takimit, te dy autori
Kryeministri Fatos Nano u prit sot në mesditë në një takim të veçantë nga Presidenti francez, Jacques Chirac, në Pallatin Presidencial Elizé. (Elysée).
Ne fillim te takimit, te dy autoritetet e larta ndane te njejtin mendim se ky takim shenon nje moment kulmor ne marredheniet mes dy vendeve.
Presidenti Chirac, duke i uruar mirëseardhjen Kryeministrit Nano, theksoi rendësinë e thellimit të dialogut politik dhe u shpreh se është i lumtur që konstaton se marrëdhëniet dyaplëshe zhvillohen në një klime të shëndoshë të gjithanshme, çka shton interesin për nxitjen dhe intensifikimin e tyre, duke vënë theksin në nxitjen e marrëdhënieve ekonomike.
Bashkëbiseduesit në këtë takim analizuan detajet themelore te këtyre marrëdhenieve dypaleshe dhe te forcimit te metejshem te partneritetit shqiptaro – francez. Sipas Kryeministrit Nano, kjo marrëdhënie shoqeron procesin e hapjes dhe te integrimit te rajonit te Ballkanit, ku Shqiperia luan nje rol te pazevendesueshem, si dhe procesin e europianizimit te Ballkanit Perendimor, ku Franca ka nje rol te rendesishem, per te garantuar stabilitetin paqen dhe vazhdimesine e reformave te europianizimit te rajonit, e në këtë mënyrë edhe të Shqiperise.
Në këtë drejtim, Kryeministri Nano konfirmoi vullnetin e plotë politik të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë, më dinamik dhe efektiv dypalësh. "Jam i bindur se kjo vizitë do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve", tha ai.
Presidenti Shirak theksoi se "Shqipëria do të ketë mbështetjen e fortë të Francës në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Eshtë koha të shohim me përparësi marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve dhe Franca inkurajon reformat e nisura ne kete drejtim. Franca eshte e interesuar të jetë më e pranishme, të shoqërojë dhe kontribuojë në zhvillimin e Shqipërise dhe rajonit, pasi perspektiva juaj evropiane është tashmë e konfirmuar».
Të dy personalitetet diskutuan për nxitjen e kompanive franceze për të marrë pjesë në privatizimin e sektorëve të rëndësishëm dhe strategjik të ekonomisë në Shqipëri, si energjinë, telekomunikacioni, turizmi etj. Ne kete drejtim, Kryeministri Nano permendi prezencen e kompanive te njohura franceze, "Club Mediterrane", ne fushen e turizmit dhe te shoqerise se njohur ne fushen e telefonise dhe informatikes, "SAGEM". Zoti Nano u shpreh se zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike do të shoqërohet edhe me përmirësimin e nevojshëm të kuadrit ligjor, që inkurajon bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, nxitjen e investimeve, veçanërisht për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.
"Ne dëshirojmë që në aksionet e globalizimit te ekonomise shqiptare, te kete gjithashtu edhe pjesmarrje e pronesi franceze, ne mase te ekuilibruar me aktoret e tjere te rendesishem qe po na shoqerojne", tha Kryeministri Nano.
Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, z.Shirak vlerësoi qëndrimin dhe rolin e Qeverisë Shqiptare në rajon, si faktor paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti të Ballkanit. "Ju inkurajojmë dhe çmojmë rolin tuaj për paqen dhe stabilitetin në rajon", u shpreh Presidenti francez. Ndërsa z.Nano u shpreh se "tashmë situata në rajon nuk mund të krahasohet më me të kaluarën, midis vendeve të rajonit ekziston një mentalitet i ri dhe vullnet i përbashkët për të bashkëpunuar dhe bashkëvepruar, si dhe është vendosur një dialog politik intensiv i nevelit të lartë".
Shqipëria, theksoi Kryeministri Nano, "do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme dhe të punojë në çdo moment për paqen dhe stabilitetin në rajon pasi është bindja jonë dhe investimi ynë pozitiv për të ardhmen e përbashkët".
Përsa i përket çështjes së Kosovës, z.Nano theksoi se e ardhmja Europiane është formula më e përshtatshme për Kosovën. Ai theksoi se nuk duhet humbur kohë në trajtimin e ceshtjes se Statusit përfundimtar, në mënyrë që padurimi në rritje të mos prekë arritjet e padiskutueshme.
Shkëmbimet kulturore, ishin një tjetër çështje e diskutuar në këtë takim, e vlerësuar gjithashtu si një element i rëndësishëm dhe i konsoliduar në marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë funksion Kryeministri Nano kërkoi rihapjen e Liceut Francez ne Shqiperi dhe theksoi se pala shqioptare ishte e gatshme të nënshkruante memorandumin per seksionet dygjuhëshe në Shqipëri.
Kryeministri Nano e falenderoi Presidentin Chirac për ndihmën e dhënë në kohën kur ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit, për dhënien e emrit " Skenderbej" një sheshi në Paris. Po kështu, duke theksuar faktin që në historinë e marrëdhënieve dypalëshe asnjë President francez nuk ka vizituar Shqipërinë, Kryeministri Nano e ftoi Presidentin francez qe te vizitonte Shqiperine. Presidenti francez, duke mirepritur ftesen, theksoi se momentin më të afërt do të gjente mundësinë për të vizituar Shqipërinë.