Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh përshëndetjeje Kryeministrit të Greqisë, Kostandinos Karamanlis, me rastin e përfundimit të punimeve të Kongresit të 6-të dhe për zgjedhj
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh përshëndetjeje Kryeministrit të Greqisë, Kostandinos Karamanlis, me rastin e përfundimit të punimeve të Kongresit të 6-të dhe për zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror të Partisë Demokracia e Re.
Në këtë letër kryeministri Nano shprehet:
Dëshiroj t'ju përgëzoj Ju dhe Partinë Tuaj për përfundimin me sukses të punimeve të Kongresit të Gjashtë dhe për zgjedhjen Komitetit të Ri Qendror të Demokracisë së Re.
Më lejoni të ndaj me Ju vlerësimin tim maksimal për rolin e rëndësishëm që Demokracia e Re ka luajtur dhe luan, që nga themelimi i saj prej Kostandinos Karamanlis, në zhvillimin e vrullshëm të Greqisë moderne.
Gjej rastin gjithashtu, që në emër të qeverisë së Shqipërisë t'ju falënderoj për mbështetjen që Qeveria që ju drejtoni i ka ofruar dhe i ofron vendit tim në drejtim të përshpejtimit dhe përfundimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit Shqipëri-BE. Ne i konsiderojmë strategjike marrëdhëniet me Greqinë.
Duke shpresuar t'ju mirëpres së shpejti në Tiranë, Ju lutem të pranoni, i nderuar koleg, shprehjen e konsideratës sime të lartë.