E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme që lidhen me përdorimin e fondeve për ndërtimin dhe sistemimin e disa akseve rrugore në vend ne perputhje me s

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme që lidhen me përdorimin e fondeve për ndërtimin dhe sistemimin e disa akseve rrugore në vend ne perputhje me strategjine kombetare ne kete funksion.

Kështu, u miratua vendimi: për zgjerimin sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Vlorë-Orikum.

•Vendimi lejon përdorimin e fondit limit prej 1 miliard lekësh për kthimin e rrugës ekzistuese Vlorë-Orikum, në një rrugë të re, të zgjeruar, të sistemuar dhe asfaltuar, sipas standarteve bashkekohore. Kjo rrugë do të bëhet e njëjtë me pjesën tjetër të këtij aksi që tashmë është vënë në shfrytëzim, nga Orikumi në Dhërmi (Ura e Palasës), financuar nga buxheti i shtetit.

Një tjetër vendim është edhe për perfundimin e objektit "Rrëshqitja Dukat".

•Me këtë vendim lejohet nisja e procedurave për fondin prej 280 milion lekë për kryerjen e punimeve në objektin "Rrëshqitja Dukat", ne rrethin e Vlorës.

•Punimet parashikohet të përfundojnë brenda 10 muajve nga data e lidhjes së kontratës. Ato parashikojnë ndërhyrjen për stabilizimin e 5-6 zonave rrëshqitëse, si dhe zgjerimin, sistemimin dhe asfaltimin e të gjithë gjatësisë prej 4.5 km në zonën e Dukatit.

Këshilli i i Ministrave miratoi gjithashtu edhe vendimin për kryerjen e punimeve në rrugën Sopot-Tropojë-Qafë-Morinë.

•Vendimi lejon nisjen e procedurave për fondin prej 380 milion lekësh për kryerjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Sopot-Tropojë-Qafë Morinë.

•Rruga është e gjatë 14 km dhe lidh Shqipërinë me Kosovën nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Qafë Morinë.

•Punimet parashikohet të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.

U miratua vendimin per sistemimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Sarandë-Jergucat.

•Në programin shtesë të finacimeve të vitit 2004 është parashikuar fondi prej 50 milion lekesh, për finacimin e punimeve për ndertimin nga e para te rrugës ekzistuese Sarandë-Jergucat, duke e kthyer atë në një rrugë të re, sipas standarteve nderkombetare. Ky aks rrugor ështe aksi më i rëndësishëm turistik që lidhet me qytetin e Sarandës dhe gjate periudhes aktuale ka një fluks të jashtëzakonshëm turistësh.

•Procedurat e prokurimit bëhen për të mundësuar vazhdimin e menjëhershëm të punimeve, ne mënyre që të arrihet asfaltimi i kësaj rruge, për t'i shërbyer sezonit turistik.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi për sistemimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës së Nokovës.

•Sipas këtij vendimi, do të nisin procedurat për fondin prej 165 milion lekësh, për sistemimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës së Nokovës.

•Rruga e Nokovës fillon me degëzimin me aksin Gjirokastër-Kakavijë dhe lidh Gjirokastrën me zonën e Lunxhërisë, me një gjatësi 10.3 km.

•Punimet parashikohet të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.

Një tjetër vendim i miratuar është edhe ai, për ndërtimin e rrugës Papër-Vidhas, Loti I (segmenti i parë), pjesë e aksit rrugor Rrogozhinë-Elbasan", si dhe "Për ndërtimin e rrugës Papër-Vidhas, Loti II (segmenti i dyte)", gjithashtu pjesë e aksit rrugor Rrogozhinë-Elbasan.

•Vendimi hap rrugën për nisjen e procedurave për fondin prej 280 milion lekësh për ndërtimin e rrugës Papër-Vidhas, loti I (segmenti i parë) prej 4.5 km, pjesë e aksit rrugor Rrogozhinë-Elbasan dhe për fondin prej 282 milion lekë për ndërtimin e lotit II (segmenti II) të kësaj rruge.

•Për të bërë të mundur realizimin e fondeve brenda këtij viti, ky segment është ndarë në dy pjesë me një vlerë totale prej 562 milion lekë.

•Punimet parashikohet të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për ndërtimin e rrugës Rrogozhinë – Lushnjë, I" (segmenti I) dhe "për ndërtimin e rrugës Rrogozhinë-Lushnje, Loti II (segmenti I).

•Sipas këtij vendimi, do të përdoret fondi prej 550 milion lekësh, me procedurën "kërkesë për kuotim", për ndërtimin e rrugës Rrogozhinë-Lushnje, loti I (segmenti I) dhe për fondin 550 milion lekë për ndërtimin e lotit të II (segmenti II).

•Aksi rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, me gjatësi 19.5 km, është projektuar me 4 kalime, 2 nga të cilat janë vendosur në shfrytëzim.

•Vlera e plotë për përfundimin e kësaj pjese është 1.1 miliardë lekë dhe llogaritet të financohet brenda vitit 2005.

Po ashtu, u miratua vendimi për nisjen e procedurave per zgjerimin, sistemimin dhe asfaltimin e rrugës së Kuçit.

Për këtë rrugë është parashikuar në programin shtese te investimeve te viti 2004 fondi prej 50 milion lekesh, ndërkohë që në këtë aks rrugor janë duke u zhvilluar punimet me financim të buxhetit fillestar prej 50 milion lekesh.

Po sot Këshilli i Ministrave miratoi propozimin për Kuvendin e Shqipërisë për tre kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë: Ardian Fullani, Ksenofon Krisafi dhe TeftaÇuçi.

Më pas, zëdhënësi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje: Si i përgjigjeni zërave të politikës që shprehen për moszhvillim të ekonomisë, rënies së investimeve etj.?

Z.Dalipi: Të gjithë zërave "të nxehtë veror" që ju i referoheni mund t'ju themi të kthejnë kokën pas dhe të shohin Shqiperine nga nje vend pa shtet ne nje vend ku tashme jo vetem nga Banka e Shqiperise por dhe partneret nderkombetar BB, FMN apo PNUD theksohet se jane parametrat ekonomike me te mire ne keto 14 vjet te demokracise, ku eshte kryer privatizimi me i sukseshem në këto vite me Reiffeisen Bank dhe ku po punohet qe edhe privatizimet e tjera te ecin ne kete drejtim. Po ashtu dhe investimet e huaja, duke marrë si shembull investimin per sigurine ajrore te kompanise amerikane Lockheed Martin, ku vetem ne kete periudhe me rastin e Lojrave Olimpike në Greqi trafiku ajror ne territorin shqiptar do te rritet me 25% dhe te ardhurat qe do te perfitohen do te jene nga rreth 5 milion dollare vitin e kaluar ne rreth 10 milion, pra në dyfishim kete vit. Investimet publike jane me te ndjeshmet per komunitetet, apo reforma energjitike, e cila po jep rezultate te prekshme dhe një vend ku policia e shtetit kryen aksione te sukseshme dhe te shpejta per ndalimin e keqbereseve apo trafikantëve.

Kjo eshte e verteta dhe jo spekullimi. Per te transformuar kete vend nuk mund te kontribuosh duke share e fyer pa fund, ndersa jemi te bindur qe do te vazhdojme per te realizuar dhe procese te tjera transformuese. Por edhe nese dikush ka deshire te flase pa fund mund te flase ne nje vend ku standartet e lirise jane te garantuara. Kjo eshte Shqiperia reale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›