E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së kompozitorit të njohur Kujtim Laro, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në këtë mesazh Kryeministri Nano sh

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së kompozitorit të njohur Kujtim Laro, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në këtë mesazh Kryeministri Nano shprehet:

"Me hidhërim të thellë dhe me një ndjenjë pikëllimi përjetova lajmin e dhimshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të kompozitorit të shquar, Kujtim Laro.

Jam pranë jush në këtë moment të vështirë që tronditi tërë komunitetin e njerëzve të artit dhe publikun tonë artdashës".

"Kujtim Laro, - shprehet më tej z. Nano, - ishte dhe do të mbetet një personalitet i shquar i kompozicionit, sepse veprat e tij simfonike, këngët e mrekullueshme, kolonat zanore të filmave dhe veprat skenike koreografike janë pjesë sa unikale, aq edhe thelbësore e krijimtarisë sonë muzikore.

Ato ruajnë motivet shqiptare dhe ngjyrimet krejt të dallueshme si individualitete të këtij mjeshtri aq punëtor dhe modest. Vepra e tij artistike përfaqëson një kontribut të vyer në kulturën tonë.

Shpirti muzikor i Kujtimit do të mbetet mes nesh sot dhe në kohët që do të vijnë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›