Shkëlqesitë tuaj ambasadorë, Të nderuar deputetë, Të dashur të ftuar e miq, Më lejoni që në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë t'ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtÃ
Shkëlqesitë tuaj ambasadorë,
Të nderuar deputetë,
Të dashur të ftuar e miq,
Më lejoni që në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë t'ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë festë që mbahet me rastin e anëtarësimit të Partisë sonë në organizatën më të madhe politike të botës, Internacionalen Socialiste.
Antarësimin e Partisë Socialiste në këtë organizatë ne e konsiderojmë si një arritje të gjithë shoqërisë shqiptare dhe njëherësh si një mundësi më shumë për të gjithë shqiptarët për t'u bërë aktorë realë të zhvillimeve globale.
Ky antarësim është një provë tjetër e reformimit të vazhdueshëm të partisë sonë, pasi qysh herët në programin politik të Partisë sonë ne kemi shpalosur parimin se reformimi i Shqipërisë nuk mund të realizohet nga parti të pareformuara. Ky reformim mund te realizohet vetëm nga parti që kanë në bazë të jetës dhe programeve të tyre parimet demokratike bashkëkohore, siç janë konkurenca e hapur, gjithëpërfshirja, ruatja e interasave progresiste mbi cdo interes klanor apo të grupit, nxitjes dhe respektimit të iniciativës së lirë dhe barazisë së shanseve.
Nga ana tjetër ky moment solemn është një moment angazhimesh të reja për partinë tonë në pushtet dhe për antarësinë e saj të gjerë, sepse reformimi i vendit dhe antarësimi i tij i plotë në strukturat dhe institucionet euroatlantike nuk përfundon këtu.
Tani ne kemi të paktën edhe një arsye më shumë që të vazhdojmë dhe thellojmë aksionin tonë politik për të konsoliduar edhe më tej një Parti të hapur dhe demokratike e cila ka në themel të aksionit të saj politik dhe përfaqësues ndërtimin e një shoqërie sa më të hapur dhe pluraliste, të lirë dhe solidare, të drejtë dhe të sigurtë, sipas parametrave të së majtës progresiste perëndimore.
Dhe për të gjitha këto ne nuk e konsiderojmë këtë festë vetëm të antarësisë së Partisë sonë. Në këtë festë nuk ka të huaj.
Ju faleminderit!