E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, gjatë qëndrimit në Salzburg, ku mori pjesë në Samitin e Kryeministrave për Stabilitetin në Europën Juglindore në shekullin e 21, ka zhvilluar një takim të veçantë

Kryeministri Fatos Nano, gjatë qëndrimit në Salzburg, ku mori pjesë në Samitin e Kryeministrave për Stabilitetin në Europën Juglindore në shekullin e 21, ka zhvilluar një takim të veçantë me Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në këtë takim dy autoritetet kanë diskutuar rreth hapave që po bën Kosova në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit te institucioneve dhe çështje të tjera në këtë drejtim. Kryeministri Nano ka vleresuar zhvillimet në këtë periudhë si inkurajuese për demokratizimin e Kosovës.

Ata shkëmbyen informacionin më të freskët për situatën në rajon dhe procet ku janë përfshirë vendet në përmbushjen e reformave integruese, ku tashmë është i konfirmuar fakti se vendet e Europës Juglindore po bëjnë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim për tw qenw pjesw e bashkuar e Bashkimit Europian. "Edhe Kosova ka të njëjtin terminal me këto vende, atë të Brukselit" tha zoti Nano. Në takim u fol se tashmë Kosova duhet të eci në funksion të idesë së theksuar edhe nga Koordinatori i Paktit të Stabilitetit në Samitin e fundit të kryeministrave të Europës Juglindore për Kosovën, se duhet të veprohet me permbushjen e "Standarteve me Statusin" për Kosovën. Kryeministri Nano tha se autoritetet në Kosovë do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare, në funksion të këtyre proceseve të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Kryeministri Rexhepi ka informuar zotin Nano se ka filluar tashmë procesi i rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e Marsit në Kosovë, e cila kap një shifër prej 11 milionë euro, ku nga këto 3.7 milionë do të përdoren për rindërtimin e kishave.

Zgjedhjet e Tetorit në Kosovë ishin një pikë tjetër ku zoti Nano dhe Rexhepi u ndalën në takimin e tyre. Kryeministri i Kosovës tha se situata paraqitet optimiste, duke theksuar se marrëveshja për krijimin e Ministrisë së Minoriteteve ka ndikuar në një klimë pozitive për pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjitha forcave politike.

Qeveria - tha ai - do të punojë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas kuadrit ndërkombëtar. Dy autoritetet kane zhvilluar këtë bisedë përpara takimit të kryeministrit Rexhepi, në Salzburg, me Kryeadministratorin e ri të UNMIK-ut në Prishtinë, Sorren Jessen Peterson.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›