E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Salzburg të Austrise dje në mbrëmje dhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet Samiti i Kryeministrave të Europës Juglindore me temë "Stabiliteti në Europën Juglindore për shekull

Në Salzburg të Austrise dje në mbrëmje dhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet Samiti i Kryeministrave të Europës Juglindore me temë "Stabiliteti në Europën Juglindore për shekullin e 21". Në këtë Samit ka marrë pjesë dhe Kryeministri Shqiptar Fatos Nano. Në këtë Samit morën pjesë gjithashtu Kancelari i Austrise Wolfgang Schuessel, Kryeministri i Bullgarisë Simeon Sakscobourg Gotha, Kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase, Kryeministri i Maqedonisë Hari Kostov, Kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic, si dhe Koordinatori special i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek.

Diskutimet e Kryeministrave u përqendruan në disa çështje të rëndësishme si: Në mbështetjen e sektorit të energjisë për komunitetet e këtij rajoni; Në vendimin e fundit të Këshillit të BE që autorizon Komisionin Europian në vazhdimin e negociatave me Europën Juglindore për të transformuar marrëveshjet politike fillestare – në përputhje me Memorandumin e Athines të 2002 dhe 2003- në shtylla legale që do t'i sigurojnë këtij procesi siguri më të mëdha legale dhe do të ndihmojnë në investime private atraktive. Ky moment u konsiderua ne kete takim si një shans politik shumë i madh për rajonin në përftimin e mundësive unike për tu bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së në sektorin kyç të energjisë. Ajo gjithashtu përfaqëson një sfidë, në marrëveshjen e Asociim –Stabilizimit për qeveritë e vendeve të rajonit në mënyrë që ato të marrin vendime politike sensitive, për të gjetur rrugëzgjidhjet për kërkesat ambjentale dhe gjithashtu për të përballuar konsenkuencat sociale përmes një disipline financiare të madhe dhe ristrukurimit të ndërrmarrjeve.

Duke marrë fjalën për këtë çështje, ndër të tjera, Kryeministri Nano tha se Qeveria e Shqipërisë ka hyrë tashmë në një fazë të avancuar të reformave në këtë sektor. "Ne kemi tashmë një strategji të plotë për energjinë deri në 2015. Në ditët e para të korrikut ne nënshkruam një marrëveshje me Malin e Zi për linjat e reja të interkonjeksionit, një investim ky që përfaqëson një hap përpara në përmbushjen e objektivave tona, si dhe në integrimin në rrjetin dhe tregjet e energjisë", tha Kryeministri duke shtuar se " kemi filluar gjithashtu procesin e ristrukturimit të KESH përmes reflektimit të tezave krysore të memorandumit të Athinës". Zoti Nano theksoi faktin se konsulenca e huaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces. Më tej ai shprehu bindjen se kjo Marrëveshje do të jetë një referencë e rëndësishme për çdo investitor strategjik, që do të shprehë interes në privatizimin e KESH-it. Gjithashtu Kryeministri Nano tha se të gjitha objektivat dhe deadline-t e përfshira në këtë draft- marrëveshje korrespondojnë me procesin shumë të rëndësishëm të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së dhe për pasojë çdo hap dhe objektiv i përmbushur në këtë marrëveshje përfaqëson një hap përpara në procesin e integrimit në BE. " Ne shpresojmë,- u shpreh Kryeministri- se në 2007 konsumatorët shqiptarë nuk do të vuajnë më në asnjë pjesë të territorit kufizimet e energjisë, ndërsa në 2008 ne do të kemi finalizuar fazën e parë të kësaj strategjie".

Një tjetër çështje e diskutuar në këtë aktivitet të rëndësishëm lidhej me kapërcimin e pengesave në tregti dhe investime. Në këtë kontekst u diskutua mbi mundësitë për tregtinë dhe investimet në Marrëveshjet e Asocim-Stabilizimit. Lidhjet tregtare mes vendeve janë duke u rritur -u tha ne kete samit- edhe përmes implementimit të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë që po japin efektet dhe produktet sinjifikative në investimet e huaja direkte, që kanë penetruar në vende të ndryshme të rajonit, (me një total prej 6 miliard $ vetëm në 2003 për të gjithë rajonin).

Në këtë takim u konkludua gjithashtu se qeveritë po përballen me sfida sinjifikative, ndërsa industria dhe impaktet e konkurrencës kërkojnë mbrojtje dhe vala e privatizimeve është vlerësuar shumë e mirë dhe në veçanti në Shqipëri, ku u theksua rasti i privatizimit të Bankës së Kursimeve.

Gjithashtu Kryeministri në këtë funksion u shpreh se vendosja e zonës së tregtisë së lirë për Europën Juglindore është tashmë një realitet dhe një arritje strategjike e integrimit tonë rajonal. "Ne e dimë që ky nuk është një proces i lehtë dhe ka kostot e tij për secilin nga vendet tona, por jemi të bindur se përmes harmonizimit të tarifave dhe detyrave doganore mund të zhvillojmë ekonominë dhe shkëmbimet tregtare, mund të transformojmë rajonin në një zonë ekonomike dhe tregtare më atraktive dhe mund të gjenerojmë investime lokale duke tërhequr investime të huaja", tha zoti Nano.

Tema e tretë e diskutimeve në takimin e Kryeministrave u përqendrua në imputet rajonale që mbulojnë çështje të stabilitetit në këtë rajon, që po ecën drejt hapjes dhe integrimit të tij. Diskutimet u fokusuan në faktin se si mundet që përmes kontributeve të përbashkëta të zgjidhen çështje delikate që e bëjnë më të dukshëm dhe më substancial zhvillimin dhe stabilitetin. "Jam shumë i kënaqur të them se Shqipëria tashmë është vetëm një hap larg nga mbyllja e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit dhe për të aplikuar më pas për anëtarësim të plotë në BE- tha zoti Nano duke theksuar më tej se Kosova gjithashtu është pjesë e këtij procesi integrimi; standartet me statusin përfaqësojnë formulën që hap rrugët për qytetarët e saj, pa dallime etnike apo religjoze, drejt terminalit të fundit Brukselit. Zoti Nano vijoi më tej duke thënë se "pavarësisht ngjarjeve të trazuara tragjike të Marsit, unë besoj se klasa politike atje është e matur dhe ndan të njëjtin vizion Euro-Atlantik sikurse edhe ne"ndersa ka theksuar se duhet patur parasysh se ne rajon jane 7 kryeqytete dhe 5 shtete ku ne te gjiotha kryeqytetet ka parlamente legjitime te zgjedhura nga populli i tyre.

Së fundi në axhendën e këtij takimi të Kryeministrave u përfshi dhe rruga drejt integrimit të rajonit të Europës Juglindore dhe implementimi i axhendës së Selanikut pas zgjerimit të BE.

Kryeministrat e vendeve të Europës Juglindore, pas takimit të zhvilluar sot në Salzburg të Austrisë, mbi Stabilitetin në Europën Juglindore në shekullin e 21, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në ketë konferencë, Kryeministri Fatos Nano duke marre fjalen tha:
"Shprehem i sigurt se ne do të kthehemi në vendet tona me një proces më të konsoliduar të afrimit europian për problemet e brendshme në procesin e përafrimit dhe interimit me realitetet tuaja.

Zgjerimi historik i BE në 1 maj me 10 anëtarë të rinj, shumica e të cilëve ishin pjesë e vendeve të ish-kampit socialist, rrëzoi shumë prej tullave të thërmuara që dikur ishin pjesë e murit të Berlinit. Ne të gjithë besoj jemi dakort se shumë shpejt vendet tona do të bëhen pjesë integrale e hartës politike të Europës.

Kjo nuk është më një ëndërr e largët. Ajo shumë shpejt do të bëhet realitet dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e arritshme ndërsa vitet kalojnë. Tani dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Austrinë, për rolin dhe kontributin e saj që po vazhdon të luajë. Ne jemi të bindur se ka një rëndësi të madhe si palë kontribuese në mbështetjen e objektivave të përbashkëta. Ne e falënderojmë Austrinë për këtë. Ne kemi përftuar kontribute unike nga Kryeministri Schuessel, nga ministrja e jashtme dhe në mënyrë të veçantë nga
Reiffeisen Bank dhe Siemens. Prezenca e një komisioneri të ri është një nga kontributet që ne prisnim (pershendet ministren e jashtme qe se shpejti do te jete komisionere e BE-së). Jam i sigurtë se ne do të zhvillojmë marrëdhënie më të mira me vlerat europiane që ndajmë sëbashku".

Duke i'u përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi lëvizjen e lirë në rajon dhe idesë së Kryeministrit Nano për Shengenin ballkanik, Kryeministri Nano dhe Kancelari Schuessel, u pergjigjen:

Kryeministri Fatos Nano: Ne patëm një mundësi të re për të diskutuar më në detaje çështjen e lehtësimit të regjimit të vizave dhe procedurat Shengen për rajonin tonë. Pati një sens të përbashkët mbi rritjen e mundësive për vendet anëtare të BE-së për konsultimin dhe ofrimin e ndihmës së tyre për popujt dhe vendet tona. Ne e konsiderojmë sistemin e vizave shengen si një instrument automatik për lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon persepari. Kemi rënë dakort në princip që me europianizimin e rajonit, ne duhet të krijojmë gjithashtu, lehtësirat shengen mes nesh, duke adoptuar të njëjtat porcedura mes nesh, duke stimuluar njerëzit e biznesit, të kulturës, akademikët, përfaqësuesit e administratës publike,perfaqesuesit e medias etj që duhet të lëvizin me më shumë lehtësira për të krijuar më shumë mundësi për të gjithë komunitetin.

Kancelari Austriak Wolfgang Schuessel: Është një ide shumë interesante ajo që Kryeministri i Shqipërisë me prezantoi edhe diten e hënë kur ne patem nje takim te vecante dypalesh në Vjenë sëbashku, ashtu dhe këtë mëngjes, kur ai prezantoi idetë e tij këtu në kontekstin e takimit të Kryeministrave dhe që ne e mbështetëm plotësisht. Unë mendoj se ky është një sinjal shumë i mirë për rajonin drejt integrimit, si dhe për vendet e grupit shengen. Vendet e rajonit keshtu po përpiqen të krijojnë një përgjigje të përbashkët apo një mundësi të përbashkët per te lehtesuar levizjen sipas modelit shengen, dhe une e mbeshtes shume këtë ide.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›