Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në ambjentet e Galerise Kombetare të Arteve u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së ShqipërisÃ
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në ambjentet e Galerise Kombetare të Arteve u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në fillim të mbledhjes, Kryeministri Nano në përputhje me axhendën e këtij takimi u shpreh se do të zinte vend edhe diskutimi për krijimin e një qendre stërvitore ushtarake të shkallës kombëtare, në Zall – Herr. Në këtë kuadër Kryeministri Nano theksoi se ndryshimi dhe evoluimi i shpejtë i situatës globale e rajonale, veçanerisht pas shtatorit te vitit 2001, ne pikpamje te sigurise dhe strategjive mbrojtese, kane kerkuar edhe marrjen e masave per krijimin e strukturave te tilla komplekse stervitore.
"Konceptimi i politikave shumeplaneshe ne fushen e sigurise, presupozon jo vetem krijimin e strukturave te mesiperme, te lidhura ngushtesisht me zhvillimet globale, por dhe persosjen e strukturave dhe sjelljen e tyre ne nivele bashkekohore", u shpreh z. Nano, duke shtuar se – "këto struktura luftojne trafiqet e paligjshme ne toke e ne det, tashme ne nje faze me te avancuar si nga pikepamja e teknikes, ashtu edhe ajo e territorit. Ne rastin e Qendres Antitrafik, Delta-Force do te ristrukturoje Gjirin e vogel te Radhimes per ta kthyer ate nga nje- ish-gji trafiqesh, ne nje Gji Zhvillimi e Prosperiteti".
Më tej zoti Nano theksoi se "një proces i tillë duhet të ndodhë edhe me Gjirin e Kakomese, te cilin interesa kakofone, te unifikuara me kohezion negativ, po perpiqen ta mbajne peng me cdo kusht piratet e rinj te betonit, duke krijuar artificialisht «klime te nxehte» mes premtimeve piramidale per "ndarje" tokash shteterore dhe tendencave per nje zhvillim bashkekohor".
"Shqyrtimi dhe inkurajimi i projekteve te tilla me rendesi kombetare, e ben edhe me te prekshem procesin e integrimit, ndaj sot ndihemi te afte per te kontribuar dhe konkurruar ne levizjen globale te vlerave", u shpreh më tej Kryeministri Nano.
Duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve, faktin se KRRTRSH po zhvillon kohët e fundit mbledhje më të shpeshta, zoti Nano nënvizoi se kjo vjen nga intensifikimi i fuqise investuese publike dhe private ne vend, por nga ana tjeter edhe sepse ky Keshill, hap pas hapi ka fituar nje dimension te orientimit te qarte politik, si dhe zhvillues e problemor.
Më tej, në fjalën e tij Kryeministri u shpreh se Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise luan një rol te pazevendesueshem aktualisht ne kushtet e shnderrimit dhe tranzicionit te legjislacionit urban, legjislacion i cili ndryshon, pershtatet apo integrohet ne menyre dinamike. Për të shmangur krijimin e boshlleqeve, apo ne disa raste edhe të mbivendosjeve ne legjislacion, Kryeministri tërhoqi vëmendjen se pikerisht ne keto momente, "ky Keshill duhet ti marre pergjegjesite mbi vete dhe te veproje si organizem qe perpunon politika, qe duhet te beje zgjedhjet e veta dhe qe duhet te orientoje zgjidhjen e problemeve qe shtrohen per diskutim".
"Nje pike tjeter e rendesishme, eshte roli i KRRTRSH- se, ne kushtet e fuqizimit te interesave private dhe te grupeve te ndryshme te interesit,- shtoi Kryeministri Nano, duke nënvizuar se - ruajtja dhe persosja e ekuilibrave mes ketyre interesave dhe interesave te mbare shoqerise, mbetet ne themel te politikave sociale te qeverisjes, pra edhe te vendimmarrjes se KRRTRSH-se".
Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Nano tha se problemi ne kete situate dinamike mbetet ai i pershtatjes dhe i formesimit te kesaj strukture pa nderprere per asnje moment vijueshmerine dhe efektshmerine e saj ne funksion te nevojave qe ka vendi.
Lidhur me këtë, Kryeministri i la detyrë Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino për të bërë nje rishikim te gjithe struktures dhe te piramides institucionale te KRRTRSH-se. "Rishikimi i strukturës synon rifreskim te gjithe akteve ku mbeshtetet ky organizem, por kerkohet qe nepermjet revizionimit te vazhdueshem organizativ dhe funksional te jemi ne gjendje ta mbajme kete Keshill gjithnje vital dhe te integruar me ritmet e kohes", përfundoi Kryeministri Nano.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të K.RR.T.R.SH. u miratua:
1- Studimi urbanistik pjesor dhe sheshi i ndërtimit për "Mjedisin stërvitor qëndor "TZH-2010" në rajonin e Zall-Herrit, Tiranë.
Ky mjedis do të shërbejë për përgatitjen ushtarake të efektivave kryesore të Forcave Tokësore, të parashikuara për t'u vendosur në këtë rajon, e konkretisht të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, Regjimentit Komando, Brigadës së Artilerisë dhe Brigadës së Xhenios. Në të do të aplikohen standartet e NATO-s për stërvitjen akomodimin, komunikimin, kontrollin, ruajtjen, transportin etj për të gjithë personelin ushtar, kapter dhe oficer. Ky mjedis parashikon mundësinë për akomodimin dhe zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me forcat e NATO-s dhe ato të Partneritetit për Paqe. Një projekt i tillë siguron terren të mjaftueshëm për stërvitjen me kompletim, deri në nivel batalioni, mbështet stërvitjen edhe për reparte të tjera të zonës së Tiranës, mbështet stërvitjen e forcave të NATO-s, krijon mundësinë e vendosjes së reparteve shtesë në të ardhmen si dhe krijon mundësinë e hyrjes dhe të daljes nga disa drejtime duke lehtësuar trafikun civil. Mjedisi Stërvitor Qendror ndodhet në Verilindje të Tiranës, në zonën pjesërisht fushore dhe kodrinore në distancë 8 km nga qyteti i Tiranës.
2- Studimi urbanistik pjesor dhe shesh ndërtimi për objektin "Qendra Antitrafik Delta-Forcë, Radhimë-Vlorë. Moli i Radhimës në Vlorë parashikohet të kalojë në përdorim të Ministrisë së Rendit Publik për t'u përdorur nga strukturat DELTA-FORCE-Shqiptare, në luftën kundër trafikut të paligjshëm. Studimi urbanistik pjesor për Qendrën Antitrafik, parashikon ndërtimin e disa objekteve, brenda një parcele afërsisht 1.2 ha për funksionet bazë të administratës, ambientet e punës e të banimit të ekipit të saj. Kjo qendër do të shërbejë si bazë për luftën kundër trafikut të paligjshëm, duke u bërë në të njëjtën kohë qendra që do t'i japë fund përfundimisht këtij fenomeni në Shqipëri. Në këtë qendër do të jenë të vendosura në mënyrë permanente skuadrat e Delta-Forcë, të cilat do të mbikqyrin dhe do të kontrollojnë bregdetin për dhënien fund të trafikut nëpërmjet detit.
3- Detyra e projektimit për rikonceptimin e studimit urbanistik të
qendres së qytetit të Durrësit dhe vija kufizuese e kësaj zone. KRRTRSH me Vendim Nr14 datë 18.06.2003ka miratuar detyrën e projektimit për studimin ubanistik të qendrës së qytetit të Durrësit dhe vijën kufizuese të kësaj qendre. Kufiri i ri i propozuar në këtë projekt, përfshin brenda tij shumë më tepër elemente të zbuluar dhe hipotetik të Qytetit gjatë Periudhës Bizantine. Përfshirja e këtyre elementeve në zonën e qendrës së qytetit ka për qëllim të krijojë mundësinë, që të studiohet në mënyrë organike dhe të parashikohet në mënyrë më të studiuar ruajtja, evidentimi dhe bashkekzistenca e të kaluarës me bashkëkohoren dhe të ardhmen e qytetit. Janë përfshirë zona të parashikuara me densitet të lartë arkeologjik, të evidentuara nga studimet e bëra në vite, të udhëhequra nga UNOPS dhe Universiteti i Chieti dhe Pescara. Në zgjerimine kufirit të zonës së qendrës drejt kufirit me territorin e Portit Detar, sipas projektit të ri hapet një mundësi shumë e mirë për të studiuar dhe projektuar një imazh më unik dhe bashkëkohor të qytetit, në pjesën që ai shfaqet në det. Njëkohësisht zgjerimi i këtij kufiri në zonën e kodrës, merr në mbrojtje siluetën shumë specifike të qytetit, dhe duke e bërë atë pjesë të studimit dhe të zgjidhë përfundimisht dhe do të evitojë çdo lloj spontaniteti të mundshëm, që mund të çojë në cënimin e saj. Një nga kriteret ku është bazuar zgjerimi i kufirit të qendrës së qytetit të Durrësit është edhe zhvillimi prespektiv i tij, i cili me tendencat që paraqet në shtrirjen e sotme dhe të ardhme, kërkon një qendër më të madhe dhe të kompletuar për funksionet që do të kryejë.
4- Struktura rrugore në zonën e Qafës së Kasharit. Zona e marë
në shqyrtim shtrihet në një sipërfaqe prej 200 ha, nga e cila 110 ha është sipërfaqe e zënë me objekte industriale të miratuara në KRRTRSH dhe në KRRT e Qarkut Tiranë. Në studimin e paraqitur sot propozohet spostimi i rrugës sekondare të superstradës, për ti dhënë zhvillim të mëtejshëm zonës. Në studim ruhen gjurmët e rrugëve të miratuara më parë si dhe seksionet e tyre. Shmangia që i bëhet rrugës në krahun e majtë bëhet për të realizuar një zhvillim më të mirë të zonës dhe për të lidhur më mirë zonat, të cilat janë tashmë të ndërtuara. Rruga sekondare e miratuar ruhet nga Qafa e Kasharit deri në nënkalimn tek Përroi i Limuthit, dhe kjo rrugë lidhet me rrugën ekzituese të fshatit Kashar dhe me të gjithë rrjetin e zonës së propozuar. Nga ky spostim, është e rëndësishme të theksohet, se e gjithë zona përreth do të marrë një akses të ri zhvillimi. Rruga do të shfrytëzohet në shërbim të këtij zhvillimi të zonës në tërësi me një studim urbanistik të veçantë.
5- Shesh dhe leje ndërtimi për "Fabrikë Detergjentësh, zyra,
ofiçinë, fabrikë vaji", në fshatin Gjokaj, për kompaninë "Deka".Sheshi i ndërtimit ndodhet në anë të superstradës Tiranë-Durrës, në vazhdim të kompleksit industrial ekzistues "Olim". Sipas çertifikatave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, toka është në pronësi të "Deka Company" shpk, ndërsa sipas vërtetimeve të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit-Tiranë, toka është e kategorisë së pestë. Qëllimi i projektit është ndërtimi i dy impianteve të reja me qëllim ritjen e cilësisë së detergjentit të prodhuar nga "Deka Company". KRRTRSH lidhur me këtë çështje vendosi që deri në fazën e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës distanca ndërmjet rrethimit të kompleksit industrial "Deka" dhe superstradës të jetë 5 metra. Leja e ndërtimit u dha për një periudhë 3-vjeçare nga data e këtij vendimi dhe formulari i lejes së ndërtimit do të jepet nga njesia vendore pas miratimit të lejes mjediosre nga Ministria e Mjedisit.
6- Mbi përfshirjen në studimin urbanistik për mbrojtjen dhe
zhvillimin turistik të bregdetit Sarandë-Ksamil, të territorit për ndërtimin e objektit "Qendër për grubullimin e Molusqeve" në Komunën Aliko-Sarandë. Objekti parashikohet të ndërtohet në të majtë të rrugës nacionale Sarandë-Ksamil, rreth 7 km në jug të qytetit të Sarandës, në veriperëndim të Liqenit të Butrintit, pranë kompleksit të rritjes së midhjeve-Butrint. Ky investim bëhet në kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit dhe është pjesë e kësaj strategjie për peshkimin. Liqeni i Butrintit paraqet kushte shumë të mira për rritjen e molusqeve. Aty ndodhen edhe komplekset ekzistuese të rritjes së tyre, të cilat kërkojnë reabilitim. Projekti mundëson krijimin e kushteve për instalimin e teknikave të reja, si për grumbullimin e molusqeve që rriten në lagunën e Saradës ashtu edhe të specieve të tjera që rriten në det.Ngritja dhe funksionimi i këtij objekti do të ndikojë në plotësimin më të mirë të nevojave jo vetëm të komunitetit, por edhe të rrjetit të shërbimeve turistike.
7- Gjendja kadastrale dhe pronësia mbi siperfaqen e tokës, për zonën e Gjirit të Kakomesë.
KRRTRSH vendosi aktivizimin e vendimit të marrë në KRRTRSH e mëparshme për studimin dhe lejen e ndërtimit të fshatit turistik Kakome. Lidhur me pretendimet e ngritura për pronësinë e zonës së gjirit të Kakomesë Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Bashkim Fino paraqiti arsyetimet ligjore në këtë drejtim.
Kështu sipas zotit Fino ne mbledhjen e dt. 23.06.2004, K.RR.T.R.SH miratoi ne parim lejen e ndertimit te Fshatit Turistik ne zonen e Kakomese. Ne kete mbledhje u la detyre te bëhet sqarimi i ekzistencës eventuale të pronësive mbi këtë sipërfaqe dhe të sqarohet kjo situatë.
Ne zbatim te kesaj detyre, pas kontaktit zyrtar me te gjitha institucionet shteterore qe jane te ngarkuara ligjerisht per njohjen, kthimin dhe rregjstrimin e pasurive te paluajtshme, duke siguruar te gjithe dokumentacionin e nevojshem zyrtar qe ben fjale per gjendjen aktuale te pronesise se tokes brenda se ciles eshte miratuar Fshati Turistik ne Gjirin e Kakomese rezultoi ky informacion:
1. Kjo toke nuk eshte njohur, kthyer apo kompensuar asnje personi si ish-pronar nga Komisioni i Kthimit te Pronave te Ish-Keshillit te Rrethit Sarande, apo atij te Qarkut Vlore.
Ne shkresën nr. 293 datë 26.07.2004, të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish–pronarëve, sqarohet pretendimi i trashëgimtarëve të fshatit Nivicë për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës në formën e kullotës. Këta pretendues janë njohur si ish–pronarë me Vendimin nr.441 datë 10.05.1996 të Gjykatës së Rrethit Sarandë, bazuar në ligjin nr.7698 datë 15.04.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish – pronarëve".
a) Dosja nr. 23 e hapur nga pretenduesit pranë K.K.K.Pronave të Prefektit të Qarkut Vlorë, e trajton këtë sipërfaqe si tokë "kullotë".
b) Kufizimet e pronës së njohur ish –pronarëve me Vendimin nr.441 datë 10.05.1996 të Gjykatës së Rrethit Sarandë, nuk përfshijnë sipërfaqen prej 20 ha, të miratuar për zhvillime turistike, subjektit të stimuluar në fjalë.
Pikërisht për shkak të këtyre paqartësive, Komiteti i ka kërkuar pretenduesve të bejnë saktësimin në rrugë gjyqësore të pronave të kërkuara, si dhe saktësimin planimetrik të shtrirjes së tyre.
Sa më sipër bazuar në nenin 4 të ligjit nr.7698 datë 15.04.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish–pronarëve" të ndryshuar, prona e pretenduesve do tu njihet, kthehet apo kompensohet në natyrë kur sipërfaqja e pronës në formën e kullotës, livadhit, tokës pyjore, apo tokës bujqësore apo jo bujqësore të patrajtuar nga ligji nr.7501 datë 19.07.1991 "Për Tokën" që është në pronësi të shtetit, kur këto prona do të tjetërsohen në truall duke u përfshirë brenda sipërfaqes së vijave kufizuese ndërtimore të qendrës së banuar.
2. Kjo siperfaqe toke eshte prone shteterore e rregjistruar ne zerin kadastral "kullote", ç'ka rezulton edhe prej shkreses se Seksionit te Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes prane Qarkut Vlore, dhe nuk i eshte dhene ne perdorim apo ne pronesi si toke bujqesore ne baze te ligjit nr.7501 dt.19.07.1991 "Per Token" punonjesve te ish Nd. Bujqesore "Perparimi" ku perfshihet edhe Fshati Nivice.
3. Siperfaqja e tokes ne Zonen e Kakomese, nuk eshte kthyer ne pronesi si kullote ne baze te ligjit nr.7699 dt.21.04.1993 dhe as mund te kthehej, sepse sic rezulton edhe prej komunikimit zyrtar prej Komisionit te Kthimit te Pronave te Qarkut Vlore, kjo zone perfshihet brenda zonave qe kane perparesi turizmin sipas vendimit te VKM 88 dt.01.03.1993. Sipas nenit 1 te ketij ligji kullotat, livadhet, tokat pyjore dhe pyjet qe ndodhen brenda zonave qe kane perparesi turizmin nuk kthehen ne natyre, por mbeten shteterore.
4. Brenda siperfaqes ku eshte vendosur ndertimi i Fshatit turistik, ndodhen nente objekte te rrenuara ne administrim te ish reparteve ushtarake. Keto objekte me nje siperfaqe ndertimore prej 888 m2, kane kaluar ne pronesi te tete ish punonjesve te reparteve ushtarake duke u lidhur direkt kontrate shitjeje me ndermarrjen komunale Sarande.
Me keto kontrata kanë kaluar ne pronesi jo vetem objektet si siperfaqe ndertimore por edhe gati 1000 m2 toke tej siperfaqes qe zene ato.
Kalimi ne pronesi i ketyre objekteve dhe truallit eshte bere haptazi ne kundershtim me kriteret qe parashikojne VKM nr.81 dt.28.02.1994 dhe nr. 379 dt. 26.06.1995.
Kriteri i vetem i privatizimit te objekteve qe dalin teper nga ristrukturimi i ushtrise ka qene perdorimi i tyre per sistemimin ne banese te ushtarakeve dhe punonjesve te tjere te ushtrise. Keto objekte nuk mund te perdoreshin per banim sepse nuk ishin brenda asnje qendre te banuar por 5-6 km larg qendrave te banuara.
Nuk eshte miratuar kalimi i tyre ne fond banese prej Ministrise se Mbrojtjes dhe as i eshte propozuar Keshillit te Rrethit Sarande ky ndryshim destinacioni, madje as eshte miratuar prej ketij organi, pra Keshillit te Rrethit kalimi ne fond banese konform kerkesave VKM 379 dt.26.06.1995, pika 2.
Ne keto kushte kontratat e lidhura pa miratimin e Keshillit te Rrethit Sarande direkt nga Ndermarrje Komunale Banesa jane veprime absolutisht te pavlefshme,te kryera haptazi ne kundershtim me ligjin.
4. Në përgjigjen e saj Ministria e Drejtësisë, pasi ka analizuar dhe shqyrtuar dokumentacionin dhe referimet në legjislacionin e kohës së kryerjes së ç`do veprimi dhe atë aktual konfirmon:
a. Në lidhje me pretendimet për të fituar pronësinë në zbatim të ligjit nr.7501 datë 19.07.1991 "Për Tokën" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Vendimin nr.15 datë 14.10.1994 të Këshilit të Rrethit Sarandë e konsideron si Akt absolutisht të pavlefshëm bazuar në nenin 116/2 të Kodit të Procedurave Administrative dhe si i tillë bazuar në nenet 115, 117 dhe 121 të po këtij Kodi, nuk krijon asnjë pasojë.
b. Bazuar në shpjegimin e pikës 1 konsideron si absolutisht të pavlefshme kontratat e lidhura nga banuesit në godinën e repartit ushtarak me Ndërmarrjen e Komunal Banesave Sarandë.
Çfarëdo akti i mëparshëm apo i mëvonshëm nga hyrja në fuqi i VKM. Nr.88 datë 01.03.1993 " Për miratimin e zonave që kanë përparësi Zhvillimin e Turizmit", VKM nr.90 datë 01.03.1993 "Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të Turizmit në Shqipëri" dhe VKM 517 datë 03.07.2003 Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri deri në vitin 2012" etj, është i pavlefshëm nëse bie në kundërshtim me to.
Analiza e dokumentacionit:
Pas berjes publike te vendimit të Këshillit të Zhvillimit të Turizmit nr.12 dt.02.03.2004 për dhënien e titullit "Person i Stimuluar" subjektit "Riviera" shpk, nga ana e kryepleqesise se Fshatit Nivice, Komunes dhe banoreve te ketij Fshati, eshte tentuar per te kaluar ne pronesi nje pjese te siperfaqes se tokes ku do te ndertohet fshati turistik.
Sipas pergjigjes se dt.16.03.2004 te Zyres se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes Sarande, drejtuar Drejtorise se Menaxhimit te Tokave prane Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit Tirane, rezulton se ne Zonen e Kakomese ne baze te vendimit te Ish- Keshillit te Rrethit Sarande, jane dhene per t'u ndare ne baze te ligjit 7501 "Per Token", Fshatit Nivice 20 ha toke bujqesore. Madje Komisioni i Ndarjes se Tokes se Fshatit Nivice e ka ndare kete toke per banoret e Fshatit duke plotesuar formularin 6.
Tentativa e bere, per te kaluar nje pjese te kesaj toke ne pronesi banoreve te fshatit Nivice, duke iu referuar vendimit nr.15 dt.14.10.1994 te Keshillit te Rrethit Sarande, jo vetem qe nuk eshte realizuar, por as nuk mund te realizohej sepse ndryshimi i rregjimit juridik te tokes nga "toke kullote" sic ka qene, ka qene absolutisht e pavlefshme si ndryshim nga nje organ jokompetent.
Vendimi nr.15 datë 14.10.1994 i Këshillit të Rrethit Sarandë bazohet në VKM 256 datë 02.08.1991 "Për Rregulloren, rregjistrimin, ndryshimin e kalimin në gjendjen e tokave dhe detyrat e kadastrës" neni 10, gërma a, e si e tillë ka bërë vetëm ndryshimin e regjimit juridik të kësaj toke nga "kullotë" në tokë "arë" apo "ullishte" sipas përkatësisë.
Në nenin 10 gërma "a" të VKM. Nr.256 te vitit 1991, përcaktohet se miratimi nga Këshilli bëhej pasi të kishte marrë pëlqimin e personit juridik që e kishte në përdorim sipërfaqen e tokës.
Në citim të shkresave të mësipërme, kjo sipërfaqe toke ishte nën administrimin e Ndërmarrjes së Kullotave të Rrethit Sarandë, kjo përcaktohet në bazë të VKM 247 dt 05.06.1992 "Për krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve" të ndryshuar me VKM. 572 datë 06.12.1993 pika 1 e 3, ku përcaktohet se kjo ndërmarrje është organikë e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave dhe ka për objekt zhvillimin, mbrojtjen dhe administrimin e pyjeve, të kullotave, florës, faunës tokësore e ujore si dhe shfrytëzimin e pyjeve dhe kullotave.
Në këtë kuadër, bazuar në nenin 7 të Ligjit 7623 dt. 13. 10.1992 "Për pyjet dhe Shërbimin e Policisë Pyjore", për sipërfaqe mbi 5 ha ndryshimi i rregjimit juridik të tokës bëhej me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Pyjeve dhe Kullotave.
Në vendimin nr.15 datë 14.10.1994 të Këshillit të Rrethit Sarandë, nuk është vendosur kalimi i kësaj sipërfaqeje toke Komisionit të ndarjes së Tokave të Komunës Lukovë për tu ndarë banorëve të fshatit Nivicë. Ky kalim bëhej në bazë të nenit 14 gërma "a" të VKM nr.256 datë 02.08.1991, dispozitë kjo, që përcakton qartë se ky kalim bëhej vetëm me miratim të Ministrisë apo institucionit tjetër qëndror dhe në marrëveshje me komitetin ekzekutiv të rrethit e përdoruesin përkatës. Ky miratim nuk rezulton të jetë bërë deri më tani. Është ky shkaku, që sipërfaqja e tokës figuron në zërin kadastral "kullotë" edhe sot, c'ka vërtetohet edhe nga harta topografike të zonës të lëshuar nga Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave Tiranë dt. 26.07.2004, bashkalidhur këtij materiali.
Ky vendim jo vetem ka qene i pavlefshem per shkaqet qe theksuam me siper, por prej tij ndryshe nga sa pretendon Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes Sarande me shkresen e dt.16.03.2004, siperfaqja prej 20 ha, nuk rezulton ti kete kaluar Fshatit Nivice si toke bujqesore.
Pra ky Komision i Ndarjes se Tokes, ka qene jokompetent per shkak funksioni dhe per shkak se ka ndare nje toke e cila nuk i eshte vene ne dispozicion.
Pretendimi që kjo sipërfaqe toke është ndarë nga komisioni i ndarjes së tokës të Fshatit Nivicë bie ndesh me shkresën nr. Prot Extra dt.13.07.2004 të Kryetarit të Komunës i cili i kërkon Ministrit të Bujqësisë Kryetarit të Qarkut Vlorë, Zyrës Kadastrale Vlorë dhe Sarandë "Konfirmimin ligjor dhe zyrtar për problemin e ndarjes së tokës në Nivicë në lidhje me ngritjen e Komisionit të Ndarjes së Tokës në Fshatin Nivicë".
Pra nga kjo shkresë del se ky Komision as që ka egzistuar ndonjëherë.
KONKLUZIONE
1. Tokat në dhe rreth Gjirit te Kakomese, ku do te ndertohet fshati turistik, jane te rregjistruara ne zerin kadastral "kullote" ne pronesi te shtetit,
2. Bëjnë perjashtim 9 objektet e rrenuara, me nje siperfaqe totale 1.800 m2, te privatizuara me procedura të parregullta.
3. Eshtë tërësisht e ligjshme, dhënia e lejes së ndërtimit Shoqërisë Riviera, për ndërtimin e Fshatit Turistik në Gjirin e Kakomesë.