E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Maqedonisë Branko Crvenkovski për humbjen e jetës së Presidentit Boris Trajkovski. Në këtë mesazh thuhet:

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Maqedonisë Branko Crvenkovski për humbjen e jetës së Presidentit Boris Trajkovski.
Në këtë mesazh thuhet:

"Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin tragjik të vdekjes aksidentale të Presidentit Trajkovski, mikut e kolegut tonë të paharruar.

Me vdekjen e Tij ne të gjithë humbëm burrin e moderuar të shtetit, luftëtarin e spikatur për paqe, harmoni dhe stabilitet në Maqedoni e më gjerë në rajonin tonë, një ndër protagonistët e shquar të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe njeriun me vizione bashkëkohore drejt integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

Me këtë rast dëshiroj t'ju shpreh Juve dhe, nëpërmjet Jush, popullit të Maqedonisë, si dhe familjes së Të Ndjerit President ngushëllimet e mia më të ndjera".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›