Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar edhe nga bashkeshortja e tij, Xhoana Nano, ka marrë pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar me rastin e mbylljes se sezonit artistik 2003-2004. Ky aktivi
Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar edhe nga bashkeshortja e tij, Xhoana Nano, ka marrë pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar me rastin e mbylljes se sezonit artistik 2003-2004. Ky aktivitet u organizua ne ambjentet e Kinema Millenium 2, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në këtë ceremoni, u shfaq filmi dokumentar artistik "E kujt është kjo këngë", i regjizores bullgare Adela Peva, si dhe u dha nje koncert me këngë lirike. Ne fund te aktivitetit, Kryeministri Nano ka qëndruar në shoqërinë e artistëve, duke i vlerësuar për shfaqjen e tyre serioze gjate këtij sezoni artistik dhe i ka inkurajuar per te ardhmen.
Të pranishëm në ceremoni ishin personalitete nga fusha e artit, kulturës, politikës, etj.