Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë Spilios Spiliotopoulos. Në fillim të këtij takimi Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë i
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë Spilios Spiliotopoulos.
Në fillim të këtij takimi Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë i ka përcjellë Kryeministrit Nano përshëndetjet nga ana e Kryeministrit Grek Kostas Karamanlis. "Përpara vizitës sime këtu Kryeministri Karamanlis më kërkoi t'ju përcillja përshëndetjet më të sinqerta për ju, ndjenjat e miqësisë së thellë dhe mbështetjen e plotë edhe të qeverisë që drejton për ju dhe Qeverinë Shqiptare", tha z. Spiliotopoulos.
Më pas të dy personalitetet diskutuan për marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes të dy vendeve, duke ndarë të njëjtin opinion se bashkëpunimi në këtë fushë ashtu dhe ne fusha te tjera karakterizohet nga një partneritet strategjik dhe marrëdhënie optimale. "Vizita Juaj zyrtare në Greqi ka sjellë një frymë të re progresi në bashkëpunimin mes të dy vendeve tona dhe rezultate konkrete në këtë drejtim. Jam këtu për t'ju garantuar në mbështetjen e Greqisë në të gjitha iniciativat tuaja të bashkëpunimit që afrojnë Shqipërinë dhe gjithë rajonin me strukturat e BE dhe NATO" tha zoti Spiliotopulos, ndërsa ka vleresuar mesazhin mbeshtetes te Samitit te Stambollit per Shqiperine dhe dy vendet e Kartes se Adriatikut per anetaresim se shpejti ne Aleancen Atlantike.
Në këtë kuadër Kryeministri Nano i vlerësoi marrëdhëniet shumëplanëshe me Greqinë si strategjike duke u shprehur se "Qeveria që unë drejtoj i kushton të gjithë vëmendjen dhe angazhimin e duhur marrëdhënieve shumëplanëshe me Greqinë, marrëdhënie të cilat njohin progres te prekshem, në funksion të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të dy vendeve tona, si dhe në funksion të së ardhmes së përbashkët euroatlantike të rajonit tonë". Kryeministri ka vleresuar si produkt konkret te bashkepunimit edhe perfundimin e spitalit ushtarak te Gjirokastres i cili eshte ndertuar dhe eshte pajisur me mjete moderne me kontributin e drejperdrejte te strukturave te mbrojtjes se Greqise.
Më tej Kryeministri Nano theksoi se mesazhi i miqësisë së mirë, i partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok është shumë i qartë. "Ne jemi duke shumëfishuar efektet e këtij mesazhi në shoqërinë shqiptare, me partnerët e tjerë rajonal, si dhe me institucionet euroatlantike", tha Kryeministri duke shtuar se "ne kemi një avantazh, që po punojmë sëbashku për një frymë të re në Ballkan, i cili është i ndryshëm tashmë nga e kaluara dhe ne duhet të cojmë më tej përpjekjet tona për të ndërtuar kapacitete, për të forcuar më tej sigurinë, për të goditur trafiqet dhe krimin e organizuar duke i bërë kufijtë tanë më të sigurtë".
Lidhur me zhvillimin e Lojrave Olimpike në Athinë, në këtë takim, Kryeministri Nano vlerësoi se ato përbëjnë një eveniment rajonal dhe global. "Ne jemi të angazhuar me të gjithë potencialet tona të bashkëpunojmë me ju dhe vendet e tjera të rajonit për të ndihmuar në garantimin e sigurisë gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme për gjithë rajonin tone", tha Kryeministri Nano.
Ne kete funksion Ministri i Mbrojtjes se Greqise ka theksuar se Shqipëria luan nje rol shumë te rëndësishëm, si në planin politik edhe atë strategjik. "Marrëdhëniet tona janë tashmë një model i bashkëpunimit në kuadrin e Lojrave Olimpike të Athinës suksesi i të cilave do të jetë jo vetëm i Greqisë por edhe i juaji dhe i gjithë rajonit", tha z. Spiliotopoulos.