E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka drejtuar sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Ujit, pas analizës së bërë mbi situaten e shfrytezimit te rezervave Ujore. Në këtë mbledhje merrnin pjesë përfaqë

Kryeministri Fatos Nano ka drejtuar sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Ujit, pas analizës së bërë mbi situaten e shfrytezimit te rezervave Ujore. Në këtë mbledhje merrnin pjesë përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe të pushtetit vendor.
Në këtë mbledhje u mor në shqyrtim puna e Këshillave të Baseneve dhe përpjekjeve të tyre për ndalimin e shfrytezimeve pa kriter te zhavorreve dhe për nxitjen e subjekteve në kryerjen e studimeve dhe aplikimeve per te marre leje shfrytezimi te rerave e zhavoreve. Në këtë kuadër u vu re se deri tani se janë kryer nepermjet instituteve apo personave te licencuar, nga subjektete e interesuara janë kryer studime te mirefillta shkencore per shfrytezimin e karierave lumore, per kostot e prodhimit e te shitjes, si dhe per rehabilitimin e pervitshem te zonave te shfrytezuara.
Keto studime, u theksua në mbledhje janë shoqeruar me lejet perkatese te Ministrise se Mjedisit, Institutit te Studimit te Tokave, DPUK, dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Rrugeve dhe, pas gjithe ketyre instrumenteve rregulluese ligjore, deri me sot Keshillat e baseneve kane dhene 71 leje per shfrytezimin e studimin e zhavorreve.
"Tashme ka ardhur koha qe prefektet-kryetare te KBU-ve ne punën e tyre te fokusohen jo thjesht ne dhenien e lejeve, por, edhe me shume, sepse eshte me e rendesishme, ne monitorimin dhe zbatimin e kushteve me te cilat eshte dhene leja. Nga kontrollet e ushtruara rezulton se ka tendenca vetem per te marre zhavorre dhe nuk zbatohen detyrimet pasuese qe lidhen me rehabilitimin e zones, duke mbushur gropat e hapura, duke hedhur dhera e mbjellë drure pyjore sipas projekteve te percaktuara. KKU kerkon qe konform ligjeve dhe vendimeve tju anullohet menjehere ose te mos u rinovohet leja subjekteve qe nuk zbatojne te gjitha detyrimet teknike dhe ekonomike te lejes. Ne permbushjen e ketij detyrimi eshte e domosdoshme mbeshtetja e organeve tatimore pasi konstatojme qe nga disa subjekte nuk mbahet dokumentacion i rregullt, gje qe, perveç te tjerash, sjell evazion fiskal", tha Kryeministri Nano .
Lidhur me gjendjen e paraqitur në basenin Ishëm Erzen ku disa subjekte po abuzojnë me procesverbalet e mbajtura sipas kerkeses se shoqates se ndertuesve dhe konfirmimit te KKU per gjendjen e zhavorit ne objekt, duke vazhduar te punojne edhe pas nje viti, megjithese u ka mbaruar afati qe vete kane kunderfirmuar, Kryeministri nano u shpreh se " Kjo kerkon domosdoshmerisht qe impiantet e vendosura ne zonat e ndaluara te bllokohen nga organet tatimore, nga policia ndertimore dhe ajo elektrike si subjekte qe punojne pa leje".
Kryeministri Nano tërhoqi vëmendjen se ne disa lumenj sidomos ne Mat, Terkuze, Shkumbin, vazhdojne te punojne eskavatore pirate te ekonomive te pakontrolluara. "Eshte detyre e drejtuesve te KBU-ve, qe te rakordojne me te gjithe institucionet ne baze, siç jane Agjensite e ujit, policia ndertimore, policia e rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor per te ndaluar njehere e mire shfrytezimin e shtratit te lumenjve nga keto subjekte, duke dhene ndihmesen e nevojshme per strukturim te rruges ligjore per biznesin konkurues te subjekteve te pajisur me leje".
Nje tjeter çështje e diskutuar në këtë mbledhje ishte edhe fenomeni i shpimit per uje nga persona te paliçencuar dhe pa studime. "Per kete, -tha z. Nano- duhet rakorduar puna me Ministrine e lndustrise dhe Energjitikes, me Sherbimin Gjeologjik Shqiptar, me Drejtorine e Pergjitheshme te Sherbimit te Transportit Rrugor me Drejtorite e Policise ne Qarqe, si dhe me organet tatimore per evidentimin dhe venien para pergjegjesise ligjore te ketyre autosondave, nje pjese e te cilave punojne pa asnje lloj dokumenti teknik, ashtu edhe per shpimet".
Për të gjitha shkeljet e konstatuara Kryeministri ka kërkuar forcimin e bashkepunimit ne baze midis autoriteteve te ujit dhe policise ndertimore dhe, nen drejtimin e kryetareve te Keshillave te Baseneve, te merren te gjitha masat nga gjobat e deri te sekuestrimi i mjeteve e mallit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të ujit u mor në shqyrtim dhe u miratua Strategjia Kombëtare e Ujit, një studim i përfunduar ky që ka krijuar vlera për administrimin e kësaj pasurie kombëtare, duke qenë se është i pari në këtë fushë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›