E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Xhorxh W.Bush dhe bashkëshortja e tij Laura, me rastin e Sesionit të 59-të të Asamblesë së Përgjithshme

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Xhorxh W.Bush dhe bashkëshortja e tij Laura, me rastin e Sesionit të 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me këtë rast, Kryeministri Nano ka biseduar me Presidentin Bush. Presidenti amerikan rikonfirmoi vlerësimin maksimal për vazhdimin e rolit të Shqipërisë në koalicionin global kundër terrorizmit.

Të dy personalitetet mbështetën përpjekjet e përbashkëta për dinamizimin e programeve qe forcojne institucionet demokratike dhe shtetin ligjor si dhe të inisiativave për nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

Në këtë kuadër, u vlerësua edhe Konferenca Ndërkombëtare për nxitjen e investimeve në Shqipëri, që do të zhvillohet nesër, nën kujdesin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Po ashtu zoti Bush vleresoi mbeshtetjen e shqiptareve gjate fushates qe po zhvillon per zgjedhjet presidenciale ne SH.B.A.

Gjithashtu në këtë pritje, Kryeministri Nano u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit Kolin Pauell.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›