Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano mori pjesë sot në seancën plenare të Sesionit të 59 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillon punimet në New York. Në fi
Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano mori pjesë sot në seancën plenare të Sesionit të 59 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillon punimet në New York. Në fillim të seancës, ka mbajtur fjalën Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W Bush. Në këtë seancë, Kryeministri Fatos Nano, në orën 19.00 (me orën lokale), do të mbajë fjalën e rastit, në emër të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, z. Nano do të zhvillojë takime dypalëshe me kryetarë shtetesh dhe qeverish, që marrin pjesë në Sesionin e 59 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.