E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes në Sesionin e 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim të vecantë me Presidenten e Finlandës, znj.Tarja Halonen.

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes në Sesionin e 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim të vecantë me Presidenten e Finlandës, znj.Tarja Halonen.

Gjatë takimit, të dy personalitetet shprehën rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të ndërsjellta në nivele të larta, me qëllim konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Finlandës. Presidentja filandeze i bëri ftesë kryeministrit Nano të vizitojë në një kohë të përshtatshme Finlandën.

Duke u ndalur në marrëdhëniet në fushën ekonomike, dy autoritetet e larta shprehën vlerësimin për arritjet e deritanishme, për asistencën e ofruar nga Finlanda për Shqipërinë, ku ajo është e pranishme me programe të ndryshme zhvillimi. Ka ardhur koha - theksuan ata - që tashmë të ketë edhe projekte dypalëshe të drejtpërdrejta.

Gjithashtu, Kryeministri Nano dhe Presidentja Halonen u shprehën për nxitjen dhe inkurajimin e investimeve filandeze në Shqipëri. Me këtë rast, kryeministri Nano ftoi investitorët privatë filandezë pwr pjesëmarrjen në proceset e privatizimeve në Shqipërië. Bashkëbiseduesit vlerësuan gjithashtu, se me interes do të ishte edhe bashkëpunimi ndërmjet orghanizmave që nxisin biznesin e vogël e të mesëm të të dy vendeve, përmes angazhimit në forume apo seminare përfaqësuese të biznesit, si dhe bashkëpunimit më të ngushtë mes dy Dhomave të Tregtisë.

Në funksion të bashkëpunimit dypalësh u shpreh mendimi se ka ardhur koha që të diskutohet për një marrëveshje të bahkëpunimit ekonomik, me qëllim jo vetëm përcaktimin e fushave me interes të ndërsjelltë, por edhe nxitjen e nismave dypalëshe për të vazhduar më tej me ngritjen e një komisioni të përbashkët në këtë funksion.

Kryeministri Nano nënvizoi edhe hapat që duhen të ndërmerren në çështjen e lehtësimit të regjimit të vizave mes dy vendeve, për kategori të caktuara, si për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit, ashtu edhe për figura të shquara të ndryshme në vend dhe për biznesin.

Një cështje shumë e rëndësishme e diskutuar në këtë takim ishte edhe mbështetja për proceset integruese të Shqipërisë. Kryeministri Nano vlerësoi mbështetjen e Finlandës në këtë drejtim, e cila është e mirëpritur nga pala shqiptare. Nga ana e saj, Presidentja Finlandeze theksoi se Finlanda do të të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Duke u ndalur në ceshtjet e rajonit, Presidentja finlandeze u shpreh se" Finlanda njeh dhe vlerëson rolin e shtetit shqiptar për stabilitetin dhe paqen në rajon, si dhe për nxitjen e iniciativave integruese të tij".

Gjithashtu, Kryeministri Nano, gjatë zhvillimit të punimeve të sesionit të 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka zhvilluar një takim të vecantë edhe me Presidentin e Sllovenisë, Janes Drnovshek.

Të dy personalitetet diskutuan për nxitjen dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik dypalësh, si dhe për hapat e integrimit të Shqipërisë, duke qene se Sllovenia është tashmë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Në këtë drejtim, u vu theksi në asistimin nga ana e Sllovenisë me programe konkrete për Shqipërinë. "Ne kemi vlerësuar mbështetjen e fortë që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese", u shpreh Kryeministri Nano.

Më tej, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin vlerësim se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira. Presidenti i Sllovenisë cmoi faktin se Shqipëria ka qene ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Sllovenisë dhe që ka lidhur marrëdhënie diplomatike me të.

Në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, Kryeministri Nano dhe Presidenti slloven konsideruan si domosdoshmëri intensifikimin e shkëmbimeve të vizitave në nivele të ndryshme, duke theksuar se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve paraqet interes dhe në kuadër të proceseve integruese në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Nano ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher

Në këtë takim diskutimet u përqendruan mbi hapësirat dhe mundësitë që ekzistojnë për thellimin e marrëdhënieve shumëplanëshe, ekonomike dhe politike, midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm gjerman ka theksuar se ndjek me interes zhvillimet pozitive në Shqipëri si në aspektin politik, atë ekonomik dhe në drejtim të reformave integruese.

Kryeministri Nano dhe Ministri i Jashtëm Fisher kanë ndarë të njëjtin mendim për nxitjen e investimeve gjermane në Shqipëri, si një element i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Zoti Fisher ka vlerësuar gjithashtu rolin moderator që luan Qeveria Shqiptare në rajonin e Europës Juglindore për nxitjen e inisiativave të përbashkëta bashkëpunuese mes vendeve të tij.

Ministri i Jashtëm gjerman siguroi vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Shqipërinë, jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në funksion të forcimit të stabilitetit, paqes dhe progresit të proceseve integruese të rajonit.

Të dy autoritetet e larta diskutuan edhe për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Nano në Gjermani, në nëntor të këtij viti, me ftesë të Kancelarit gjerman, Gerhard Shrëder.

Kryeministri Nano, po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme takimet me personalitete të larta të shteteve, pjesëmarrës në punimet e Sesionit të 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›