E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe vendimi për emërimin e kryekomisar Ahmet Haxhiaj në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për menaxhimin e bu

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe vendimi për emërimin e kryekomisar Ahmet Haxhiaj në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për menaxhimin e burimeve ndihmëse dhe mbështetëse.

Emërimi i tij në këtë detyrë bëhet pas ndryshimeve strukturore që kanë ndodhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku janë përcaktuar dy zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm, të cilët do të kenë detyra të veçanta, tashmë të përcaktuara, përvec atyre që mund të delegohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ahmet Haxhiaj mban gradën
"kryekomisar". GJatë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit ka kryer të gjitha funksionet drejtuese administrative. Së fundi, qysh nga muaji Prill 2004 ai mban detyrën Këshilltar i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›