Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të drejtuar nga Presidenti i Republikës. Gjatë këtij takimi, Kryeministri, në fjalën e tij,
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të drejtuar nga Presidenti i Republikës.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri, në fjalën e tij, është ndalur në masat e marra nga Qeveria dhe progresin e dukshëm në drejtim të menaxhimit të emergjencave civile. Zoti Nano theksoi se 3-4 vitet e fundit është bërë një përmirësim i ndjeshëm në aspektin ligjor dhe administrativ, ashtu dhe të inftrastrukturës, për të vepruar me efektivitet në përballimin e situatave të emergjencave civile në territor.
Kryeministri u shpreh se, në këtë funksion, viti 2004 shënoi një hap të rëndësishëm përmes miratimit të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile, duke u shprehur se ky Plan është dokumenti kryesor i politikave të Shtetit Shqiptar në këtë fushë. Ai është ndërtuar mbi bazën e përvojës shqiptare dhe të huaj dhe mbi të gjitha, mbi bazën e kategorizimit dhe vlerësimit real të 6 rreziqeve natyrale në Shqipëri (rreziku sizmik, përmbytjet, dëbora, rrëshqitjet e tokës, teknologjiko-industrial, aktet terroriste), si dhe hartës së shpërndarjes së tyre në territorrin e Republikës së Shqipërisë.
Zoti Nano theksoi se ky ligj është hartuar në harmoni të plotë me prioritetet që ka qeveria për zhvillimin e territorit të vendit, studimeve urbanistike, zhvillimit të infrastrukturës, reformës energjitike, reformës decentralizuese, etj.
Kryeministri Nano vuri në dukje se vëmendja është përqendruar veçanërisht në drejtime të tilla si, koordinimi dhe organizimi institucional i punës, në bashkëpunim edhe me popullsinë civile, identifikimi i të gjitha mjeteve dhe infrastrutkurës së nevojshme për përballimin e emergjencave, si dhe trajnimi i autoriteteve përgjegjëse dhe punonjësve të drejtëpërdrejtë në menaxhimin e situatave të tilla.
Gjithashtu, zoti Nano theksoi se Plani Kombëtar i Emergjencave reflekton realitetin e ri të marrëdhënieve te Shqiperise me boten dhe realitetet globale, pasi në të është përfshirë një kuadër me i gjere që shkon pertej planeve specifike dhe paraqet lidhjet direkte funksionale nepermjet Shtetit dhe Ndihmes Nderkombetare.
Duke u ndalur në situatën e fundit të krijuar nga moti i keq dhe masat e marra në këtë drejtim, Kryeministri tha se nepermjet Qendres Kombetare Operacionale dhe organizmave perkatese ne Prefektura, ne kemi mundur ta njohim dhe kontrollojme situaten per nje kohe relativisht te shkurter e t'i kunderpergjigjemi asaj me masa direkte, si per zhbllokimin e komunikimit dhe per mbeshtetje materiale te zonave te izoluara.
Perballimi i situates se emergjences se shkaktuar nga rreshjet e shumta te debores se muajit Janar te ketij viti, ka kerkuar mobilizimin e mjaft strukturave dhe eshte shoqeruar me shpenzime te konsiderueshme monetare e materiale, u shpreh Kryeministri.
Në këtë funksion, zoti Nano përmendi disa nga masat e marra dhe mbështetjen konkrete financiare për këtë situatë nga ana e Qeverisë, përmes strukturave të ministrive përkatëse.
Kështu, Ministria e Pushtetit Vendor dhe decentralizimit, vec fondit prej 10 milion lekesh nga buxheti i vet, ka menaxhuar dhe 95 milion leke nga buxheti i shtetit, prej te cilave 40 milion per ndihma ushqimore dhe 55 milionë per punime te tjera, vene ne dispozicion shtabeve te emergjencave ne prefektura.
Ministria e Energjitikes, ka qene me e goditura, sidomos sistemi i shperndarjes dhe transmetimit te energjise elektrike. Deri tashme llogariten 182 milion leke, demtime ne transformatore e fibra shperndares. Mbi 40 transformatore te madhesive te ndryshme te djegur, mijera km linja te rrezuara etj. Perballimi i tyre ka kerkuar shpenzimin e mbi 16 milionë lekeve.
Ministria e Mbrojtjes, pervec mobilizimit te te gjitha strukturave te veta, sipas llogaritjeve paraprake ka shpenzuar mbi 39 milion leke dhe pritet qe kjo shifer te shkoje deri ne 60 milion leke.
Ministria e Shendetesise, ka perballuar evakuimin e 35 rasteve per ndihme shendetesore me ane te ajrit. Se bashku me shperndarjen e 10 milion lekeve medikamente jane realizuar nga mjetet e saj te ajrit rreth 33 ore fluturimi me nje kosto prej rreth 26 800 euro. Eshte përgatitur drafti per nje vendim të Këshillit të Ministrave per te akorduar edhe 20 milion leke te tjera per medikamente ne ndihme te zonave te bllokuara, megjithese duhet theksuar se per here te pare ne asnje zone nuk ka pasur deri tani shqetesime per mungese barnash.
Ministria e Rendit, e mobilizuar me te gjitha strukturat e saj, ka shpenzuar per perballimin e situatave rreth 35 milion leke.
Ministria e Transporteve, vetem nga mjetet e renda e traktore te vene ne dispozicion nga privatet llogariten rreth 6000 ore pune ose e barabarte kjo me rreth 21 milion leke. Kurse shpenzimet e pergjithshme te deritashme jane 70 milion leke
Ne lidhje me ndihmat e huaja, Kryeministri Nano informoi se eshte komunikuar me strukturat nderkombetare te emergjencave, ka pasur edhe shkembime informimesh zyrtare, duke filluar nga zyra e kryeministrit dhe zevendeskryeministrit, jane vene ne dijeni vendet fqinje dhe strukturat e NATO-s dhe BE-se, por per shkak se situata ka qene e ngjashme thuajse gjithandej, kapacitetet e lira per te ardhur ne ndihme kane qene te kufizuara, ndaj kemi menaxhuar situaten me kapacitetet tona, ndersa pervec ndihmes se KFOR-it per zonen e Kukesit, kane ardhur edhe 6 mjete te renda borepastruese, qe do te punojne ne qarkun e Korces, rrjedhoje e bashkepunimit lokal midis qarkut te Korces dhe Prefektures se Kosturit-Greqi, si dhe qendres se emergjencave ne Bruksel.
Duke bërë një përmbledhje të shpenzimeve buxhetore, Kryeministri Nano tha se deri ne momentin e tanishem jane shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 307 milion leke, ose mbi 1400 leke per banor, per popullsine e izoluar.
Përsa i përket gjendjes së rrugëve, zoti Nano informoi se aktualisht te gjitha akset rrugore kryesore jane te qarkullueshem dhe vazhdon puna per hapjen e rrugeve rurale, sidomos pas Urdherit te Kryeministrit per riorganizimin e shperndarjes se mjeteve te renda. Nderkohe, po vazhdon puna per zvendesimin e trasformatoreve te djegur dhe riparimin e linjave, theksoi Kryeministri.
Po ashtu, vazhdon shperndarja e ndihmave dhe medikamenteve dhe kujdes po behet ne evakuimin e te semureve. Vetëm ditën e djeshme u terhoqen me ajer 4 persona, 3 prej te cileve nga Tropoja.
Kryeministri Nano theksoi se reagimi i strukturave ekzekutive ka qene i menjehershem për këtë situatë, duke nënvizuar se vetem dy dite pas rreshjeve te para te debores, Ministria e Pushtetit vendor dhe Decentralizimit akordoi nga buxheti i saj perkates 10 milion leke per mbeshtetjen e shtabeve rajonale te emergjencave dhe pas kater ditesh Qeveria akordoi 100 milion leke te tjera dhe gjithe pajisjet e nevojshme dhe te disponueshme per te mbeshtetur normalitetin e zonave te izoluara.
"Qeveria e ka patur nen kontoll te plote situaten, si permes strukturave të larpërmendura, po ashtu edhe nga vleresimet e drejperdrejta ne terren te anëtareve te kabinetit qeveritar. Te gjitha strukturat kane qene te angazhuara, pavaresisht nga politizimi qe i behet situates. Politizimi eshte armiku kryesor i perballimit te emergjencave sepse ai ngjall panik, frike e pasiguri dhe nuk i mobilizon njerezit per perballimin e situatave, por i demotivon ata", u shpreh ryeministri.
Zoti Nano rikonfirmoi se qeveria po punon per te krijuar kushte reale, me qellim qe autoritetet vendore te jene ne gadishmeri e te veprojne ne menyre sa me te pavarur, vecanerisht ne ballafaqimin e pare me situaten emergjente.