E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri James Jeffrey. Në fillim të takimit zoti Jeffrey ka shprehur n

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri James Jeffrey.

Në fillim të takimit zoti Jeffrey ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e 9 Janarit në detin Jon. Kjo ngjarje, sipas tij, përbën një provë tjetër për domosdoshmërinë e forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, goditja e të cilit nga qeveria shqiptare ka patur rezultate të vlerësueshme dhe që duhen çuar më tej. Zoti Jeffrey vlerësoi, gjithashtu, masat që po merren në këtë drejtim.

Kryeministri ka theksuar se qeveria dhe strukturat përkatëse janë të vendosura të godasin pa asnjë kompromis trafikantët dhe lidhjet e tyre, kushdo qofshin ato. "Ne po identifikojmë ndërhyrjet ligjore për të mundësuar jo vetëm ndëshkimin maksimal të trafikanteve, por dhe sekuestrimin e pasurive të tyre", tha zoti Nano.

Gjatë takimit zoti Nano ka informuar, gjithashtu, për përgatitjet për programin e qeverisë 2004 dhe reformat që do të ndërmerren. Gjthashtu ai është shprehur se në bashkëpunim edhe me partneret po identifikohen problematikat për shëndoshjen e situatës ekonomike dhe sociale në zonat e prapambetura që ushqejnë trafiqet. "Ne do të përshpejtojmë implementimin e strategjisë kombëtare për zbutjen e varfërisë veçanërisht për qarkun e Shkodrës për të patur rezultate konkrete", tha Kryeministri.

Zoti Jeffrey, nga ana e tij, ka nënvizuar rëndësinë e formimit përmes ndyshimeve të kabinetit të ri qeveritar, duke shprehur besimin se stabiliteti i saj do të mundësojë thellimin e reformave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›