E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle mori pjesë sot në ceremoninë e zyrtarizimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në fjalën e tij të përshëndetjes Zoti Dokle përgëzoi iniciatorë

Zëvendëskryeministri Namik Dokle mori pjesë sot në ceremoninë e zyrtarizimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në fjalën e tij të përshëndetjes Zoti Dokle përgëzoi iniciatorët e themeluesit e këtij Universiteti dhe i uroj punë të mbarë stafit pedagogjiko-shkencor të kësaj qendre të rëndësishme kulturore e shkencore për arsimimin e popullatës shqiptare në Maqedoni e më gjerë.

Zëvendëskryeministri Namik Dokle falenderoi Qeverinë dhe Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, për vendimin që morën për njohjen dhe zyrtarizimin e këtij Universiteti. Ky akt padyshim përbën një moment historik dhe shumë domethënës për këtë institucion dhe flet qartë për demokratizimin e vendit

Më pas, Zëvendëskryeministri Dokle, tha se janë këto universitete që do të bëjnë integrimin tonë në Europë, që do të shtyjnë më përpara proceset demokratike e progresiste, që do të kontribuojnë për ngritjen e nivelit të vetëdijes qytetare të qytetareve të vet dhe do të hapin rrugën drejt integrimit dhe demokratizimit për t'u futur sa më shpejt në familjen e madhe evropiane.

Universiteti Shtetëror i Tetovës përbëhet nga katër fakultete e një qendër studimore politeknike. Në të studiojne 12 036 studentë, janë diplomuar 940, 120 prej të cilëve u është bërë njohja e diplomave. Synimi i këtij Universiteti është arrija e trendeve bashkëkohore të shkollimit të lartë dhe bashkëngjitja e tij me familjen e universiteteve europiane e boterore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›