Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim në orët e pasdites në qytetin e Sarandës me kryeministrin e Kosovës, z.Bajram Rexhepi. Gjate takimit është rikonfirmuar vullneti për njÃ
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim në orët e pasdites në qytetin e Sarandës me kryeministrin e Kosovës, z.Bajram Rexhepi.
Gjate takimit është rikonfirmuar vullneti për një bashkëpunim të frytshëm mes Qeverisë së Shqipërisë, asaj të Kosovës dhe UMNIK-ut në realizimin e marrëveshjeve të nëshkruara tashmë si dhe të programeve që nxisin zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve, kulturave, ideve, etj.
Kryeministri i Kosovës z. Rexhepi ndodhet në Sarandë për pushime i ftuar nga Qeveria Shqiptare.
Kryeministri Fatos Nano pritet qe të zhvillojë një takim gjatë ditës së nesërme dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotin Hashim Thaçi.