E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hanns Peter Annen. Gjatë takimit, të dy bashkëbised

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hanns Peter Annen.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar se marrëdhëniet midis dy vendeve tona po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Zoti Dokle i ka shprehur ambasadorit gjerman, në emër të Qeverisë Shqiptare, falenderimet për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë Qeveria Gjermane gjatë periudhës së tranzicionit si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për t'u anëtarësuar në strukturat euroatlantike dhe Bashkimin Europian. Zëvendëskryeministri Dokle ka shprehur dëshirën për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, bazuar në vlerat dhe standartet Europiane.

Zëvendëskryeministri Dokle e ka njohur ambasadorin Gjerman me situatat më të fundit në Shqipëri si dhe me angazhimin serioz të Qeverisë Shqiptare për zbatimin e reformave në të gjitha fushat e sidomos për luftën që ka ndërmarrë ajo kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale.

Ambasadori gjerman Hanns Peter Annen ka përgëzuar Qeverinë Shqiptare për hapat e marra në drejtim të zbatimit të reformave dhe për përpjekjet që po bën për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin në BE si dhe ka konfirmuar mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë Gjermane në këtë drejtim.

Ambasadori gjerman ka ndarë të njëjtën dëshirë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve sidomos në fushën ekonomike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›