Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim me shefin e ri të Misionit të FMN Z. Julio Escolano, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Tiranë z. Jan Peter Olters. N
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim me shefin e ri të Misionit të FMN Z. Julio Escolano, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Tiranë z. Jan Peter Olters. Në këtë takim u diskutua mbi vlerësimin e objektivave të qeverisë në lidhje me Memorandumin e Politikave Ekonomike dhe financiare.
Shefi i ri i Misionit të FMN z. Escolano në këtë kuadër vlerësoi se Qeveria Shqiptare ka bërë hapa të dukshem përpara në sigurimin e një stabiliteti makroekonomik dhe garantimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme, si dhe me përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion lidhur me progresin e deritanishëm te ekzekutivit në funksion të përmirësimit të transparencës dhe efiçencës në sistemin fiskal përmes zgjerimit dhe rritjes së të ardhurave nga doganat dhe tatimet si dhe në drejtim të informatizimit të këtij sistemi.
Kryeministri Fatos Nano nga ana e tij theksoi se janë nderrmare një sërë reformash në përmirësimin e menaxhimit dhe krijimit të një klime të favorshme që stimulon dhe nxit investimet e huaja dhe ato vendase, qoftë në eleminimin e barrierave fiskale ashtu edhe në implementimin e një kuadri lidhor korrekt që ofron kushte të barabarta konkurrimi në një treg të lirë dhe të hapur.
Kryeministri Fatos Nano shprehu angazhimin e Qeverisë Shqiptare për vazhdimin e bashkëpunimit me FMN me synim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik si dhe marrjen e masave të mëtejshme për realizimin e programit të të ardhurave fiskale, ndjekjes dhe përshpejtimit të reformave në tatime dhe dogana si në aspektin legjislativ ashtu edhe atë institucional.
Qeveria shqiptare gjithashtu, tha Kryeministri ka hartuar dhe po ve ne zbatim një paketë aktesh legjislative për rritjen e aftësive programuese, monitoruese e absorbuese për investimet me financim të huaj.
Një rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua edhe përpjekjeve që po bën Qeveria shqiptare për formalizimin e ekonomisë nëpërmjet futjes së saj në kanalet bankare.