Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot paradite një vizitë pune në ambjentet e Termocentralit të qytetit të Fierit e cila eshte nje nga nyjet kryesore te furnizimit me energji elektrike te jugu
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot paradite një vizitë pune në ambjentet e Termocentralit të qytetit të Fierit e cila eshte nje nga nyjet kryesore te furnizimit me energji elektrike te jugut te vendit. Në këtë aktivitet kryeministrin e shoqeronin, Ministri i Industrisë dhe Energjetikës Viktor Doda, Ministri i Financave Kastriot Islami, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit Blendi Klosi drejtues të Pushtetit vendor etj.
Kryeministri Nano është njohur nga afër me kushtet në të cilat operon TEC- i Fierit,vizitoi sallen e komandes ,repartet e turbinave, te kaldajes etj, dhe ka theksuar se rehabilitimi i tij i parashikuar edhe në Strategjinë Kombëtare të Energjisë do të ndikojë ne rritjen me furnizim te energjise elektrike ne jugun e Shqipërisë. Gjithashtu kryministri eshte njohur dhe me ndryshimet pozitive qe priten ne furnizimin me energji te qyteteve jugore pas vendosjes se autotransformatorit te ri te instaluar ne kete TEC.
Në Strategjinë Kombëtare të Energjisë të miratuar nga Qeveria Shqiptare është parashikuar që në periudhën brenda 2003-2005 të zbatohet një projekt rehabilitimi për TEC-in e Fierit, i cili do të ndërhyjë në dy blloqe përkatësisht me 60 Mega/wat dhe 99 Mega/wat. Kjo do të bëjë të mundur rritjen e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike në këtë termocentral.