E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë në Konferencën Ekonomike me titull "Investimi juaj i ardhshëm: Shqipëria", që u zhvillua sot në Nju Jork në bashkëpunim me Departamentin e Tregtisë së

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë në Konferencën Ekonomike me titull "Investimi juaj i ardhshëm: Shqipëria", që u zhvillua sot në Nju Jork në bashkëpunim me Departamentin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

Në konferencë ishin të pranishëm Nënsekretari amerikan i Departamentit të Tregtisë, William Lash dhe zyrtarë të lartë të këtij Departament, Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Michael Granoff, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare financiare, përfaqësues të kompanive amerikane dhe një grup biznesmenësh nga Shqipëria.

Në fjalën e tij të hapjes, z.Nano është përqëndruar në zhvillimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, ecurinë e reforma të gjithanshme, situatën makro ekonomike në vend, potencialin që ka Shqipëria për tërheqjen e investimeve të huaja direkte etj. Bazuar në tradidat e shkëlqyera, - theksoi z.Nano, - ne jemi të angazhuar për të konsoliduar bashkërisht partneritetin ekonomik midis dy vendeve. Shqipëria po bëhet dita-ditës pjesë e ekonomisë globale dhe ofron avantazhe konkurruese, përmes kostos së ulët dhe burimeve të shumta natyrore.

Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, Kryeministri bëri një prezantim të arritjeve reale në reformat politike dhe ekonomike që janë ndërmarrë gjatë këtyre viteve të fundit. Parametrat e zhvillimit politik, ekonomik dhe social në Shqipëri janë midis më pozitivëve në Ballkan dhe kanë sjellë një impakt të konsiderueshëm edhe në përshpejtimin e progresit të gjithanshëm të vendit, konsolidimin e demokracisë, të ekonomisë së tregut dhe të mirëqënies së qytetarëve. Është viti i 8-të radhazi, tha ai, që ekonomia shqiptare karakterizohet nga stabiliteti dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme. Rritja mesatare vjetore e PBB vlerësohet në 7%, që rezulton në një GDP për frymë që është 3 herë më e lartë në krahasim me 8 vjetë më parë. Ndërkohë numri i ndërmarrjeve private njeh një rritje prej 5% në vit. Shqipëria, tha Kryeministri, ka një potencial të konsiderueshëm turistik, krahasuar me kapacitetet tashmë të ezauruara të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë. Vendi ynë, vijoi z.Nano, ka ende nevoja të konsiderueshme në ndërtimin e infrastrukturës moderne, por unë besoj se ai ofron interes, përfitime dhe zhvillim për kapitalin amerikan.

Procesi i privatizimit në Shqipëri ka hyrë në një fazë të rëndësishme, me nxjerrjen për privatizim të sektorëve strategjikë të telefonisë fikse, të industrisë së naftës, në energjitikë etj. Tashmë një sërë kompanish të huaja prestigjoze, tha z.Nano, kanë ardhur të investojnë në Shqipëri që nga viti 2000, si General Motors, Vodafone, Reiffeissen Bank, Hochtief, Lockheed Martin. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më shumë e integruar në botën moderne, ku Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol drejtues, tha në përfundim të fjalës së tij z.Nano, duke ftuar biznesin amerikan të investojë në Shqipëri. "Investitorët e huaj janë të mirëpritur të investojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë sonë dhe atyre u garantohet trajtimi kombëtar. Në besojmë se tashmë ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për financimet, prodhimet, dhe kapitalin tregtar amerikan për të investuar në tregun shqiptar, gjithashtu. Ftoj kapitalin amerikan të marrë pjesë në këtë proces privatizimesh. Qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi plotësisht të angazhuar dhe ju garantojmë proçedura transparente, efikase sipas standarteve të kërkuara", tha z.Nano.

Forumi u përshëndet edhe nga Nënsekretari i Departamentit të Tregëtisë të SHBApsë, William Lash. Z. Lash tha se Departamenti i tij po punon për nxitjen e kompanive amerikane për të investuar në Shqipëri, pasi Shtetet e Bashkuara kanë gjetur tek Shqipëria një mike të mirë. "Duhet ta çojmë miqësinë tonë më përpara, pasi Shqipëria është një mik dhe aleat i vërtetë i Shtevete të Bashkuara. Siç kemi bërë në frontin politik dhe atë të mbrotjes të bashkëpunojmë edhe në sektorin ekonomik", tha z.Lash. Z.Lash u bëri hirrje sipërmarrësve amerikane të invesotjne në Shqipipëri, pasi, sipas tij, "Shqipëria është një vend ku investimet amerikane janë mëse të mirëpritura. Një sukses i shpejtë ka përfshirë procesin e privatizmit ku aktorë janë edhe kompanitë amerikane General Elektrik, Lokhed Martin, Banka e Invesimeve, Uuestern Union, UPS etj. Shohim që vendi po zhvillohet edhe në infrastrukturë. Ne po ndërtojmë rrugët, aeropotet, sistemet e aviacionit. Kur në Shqipëri të ecni në rrugë dhe ktheni kokën pas ju do ta dini ku ndodheni".

Më tej, z.Lash u shpreh "kam vizituar reth 8 vende gjatë detyrës sime, por besoj se Shqipëria është vendi më mikëpritës për investimet amerikane. Ju kërkoni një vend ku të investoni paratë tuaja. Ju duhet t'i kapni këto mundësi dhe këto janë atje, në Tiranë. Dyert tona janë të hapura. Përveçse një vend me stabilitet në rajon, Shqipëria mund të shërbejë edhe si një treg i mirë për kapitalet amerikane. Ne do të bashkëpunojmë sëbashku me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe me agjenci të tjera amerikane të punojmë me administratën shqiptare për të ndërtuar grupe pune për bashkëpunimin ekonomik me SHBA, për të ngritur profile fizibiliteti për investimet në Shqipëri. Klima në Shqipëri është shumë pozitive dhe mund të shohim qartë rritjen ekonomike dhe numrin gjithnjë e më të madh të investitorëve dhe bizneseve të tyre qe po afrohen. Ne ju bëjmë të ditur potencialet që ofron Shqipëria dhe mundësitë e saj për sukses në tregjet globale".

"Në zyrën time, - përfundoi z.Lash, - është një bust i Skënderbeut. E dini të gjithë se kush është ai. Shpirti i tij jeton në Shqipëri, pasi shqiptarët duan të zhvillohen e të cin përpara. Ne nuk themi flas të flasim e ec të ecim. Nëse doni të bëni biznes në Nju Jork, shkoni në Nju Jork. Nëse doni të shkoni në Majami hipini aviponit e shkoni. Nëse doni të shkoni në Shqipëri, merrni një avion, apo dy, apo tre dhe shkoni në Tiranë. Mundësitë e investimit janë atje".

Ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli bëri një prezantim të hollësishëm të lehtësirave që ofron legjislacioni shqiptar në fushën e investimeve për kompanitë e huaja. Gjithashtu Konferencës iu drejtua edhe Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Michael Granoff.

Biznesmenët amerikanë kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Nano ka zhvilluar bisedime me drejtues të shumë kompanive amerikane, të cilët u shprehën se së shpejti do të vizitojnë Shqipërinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›