Më lejoni ta filloj këtë fjalim duke falenderuar organizatorët e këtij Forumi, administratën Amerikane dhe në veçanti Departamentin e Tregtisë dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë që na kanÃ
Më lejoni ta filloj këtë fjalim duke falenderuar organizatorët e këtij Forumi, administratën Amerikane dhe në veçanti Departamentin e Tregtisë dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë që na kanë mbledhur sëbashku në këtë eveniment. Qeveria që unë drejtoj e konsideron këtë eveniment si një tjetër mundësi për Shqipërinë dhe sipërmarrjet e të dy vendeve, për të rritur bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe human mes vendeve tona. Bazuar në këtë frymë, si Kryeministër i Shqipërisë, jam i angazhuar të konsolidojmë së bashku me ju marrëdhëniet e biznesit dhe partneritetin mes dy vendeve tona, i bindur se kjo do të ndihmojë dhe do të çojë në nivele më të larta marrëdhëniet dypalëshe politike, sociale, ushtarake dhe kulturore gjithashtu.
Zonja dhe Zotërinj,
Tendencat e zhvillimeve politike, ekonomike, si dhe sociale dhe treguesit në vendin tim, janë ndër më pozitivët në rajonin e Ballkanit. Ato kanë siguruar një progres të gjithanshëm e të përshpejtuar të vendit, konsolidimin e sistemit demokratik, një ekonomi të lirë të tregut, si dhe standarte më të larta jetese. Me lejoni t'ju them se është viti i tetë radhazi që ekonomia jonë karakterizohet nga stabiliteti fondamental dhe rritja e qëndrueshme. Niveli mesatar i rritjes së GDP-së për këtë periudhe ka qenë rreth 7%, që rezulton në një GDP për frymë që është 3 herë më e lartë në krahasim me 8 vjetë më parë. Kjo ka ardhur si rezultat i reformave të gjithanshme ekonomike, strukturore dhe institucionale në të gjitha fushat, në veçanti në konsolidimin e një shoqerie demokratike dhe ekonomie tregu. Qeveria Shqiptare ka kufizuar dhe po i jep fund gradualisht praktikave të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Ajo po përqendrohet tashmë në përmirësimin dhe konsolidimin e sistemit ligjor, legjislacionit rregullator, luftës kundër ekonomisë hije, uljes së transaksioneve në cash dhe evazionit fiskal.
Falë këtyre politikave, numri i sipërmarrjeve të reja private është rritur me një nivel prej 5% çdo vit. Vetëm në 3 vitet e fundit, të ardhurat fiskale të qeverisë janë rritur më shumë se dy herë në vlerë nominale. Një vend të madh në reformat e tregut ka zënë privatizimi i sipërmarrjeve që kanë mbetur në zotërim të shtetit, duke u përqendruar së fundi në industritë strategjike, si dhe liberalizimin e ekonomisë, me qëllim për të patur një treg efiçient, transparent, të hapur dhe të integruar. Sipërmarrja e privatizuar e ka rritur prodhimin 5 herë më shumë. Sot në Shqipëri funksionojnë 17 banka, mes të cilave disa janë mjaft të njohura në botë: Banka Amerikane e Shqipërisë, Raiffeissen Bank, Alpha Bank, etj. Telekomunikacioni ka ndjerë një zhvillim të paparë me dy operatorë mobilë; Vodafone dhe Albanian Mobile Communication, një operator kombëtar i telefonise fikse gati për privatizim dhe shumë kompani të vogla private, siç është ISP, në teknologji dhe shërbime për shtimin e vlerës. Shumë korporata shumëkombëshe, siç është GE, Lockheed Martin, Coca Cola dhe emra të tjerë të respektuar janë bërë tashmë një pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë sonë. Në më pak se një decade, Shqipëria është transformuar nga një vend që jetonte me ndihma të huaja dhe grante, në një vend që ditë pas dite është bërë gjithmonë e më tepër pjesë e ekonomisë globale me ndihmën e kapitalit vendas dhe të huaj. Hartimi dhe zbatimi i politikave të shëndosha ekonomike ka siguruar shumëllojshmëri dhe shpërndarje mallrash dhe shërbimesh në treg, përhapje të kredive të mëdha konsumatore në ekonomi nga bankat private, si dhe hyrjen në treg të sipërmarrjeve vendase dhe të huaja.
Nuk është koinçidencë që 80% e GDP-së sot derivohet nga sektori ynë privat, që, në vetvete, punëson mbi 70% të forcës aktive të punës. Zhvillimet dinamike të sektorit privat reflektohen, gjithashtu, në volumin e kredive të reja të përftuara nga sistemi bankar, që, gjatë vitit 2003, ishte 3 herë më i lartë se sa në vitin 2000.
Eksportet janë rritur me një nivel mesatar vjetor prej 17.5% gjatë periudhës 1993-2003, pra, gati janë katërfishuar brenda një dekade.
Importet gjithashtu janë rritur me një nivel mesatar vjetor prej 13.2% për gjithë periudhen 1993-2003, duke u rritur me rreth 3.6 herë më tepër.
Është e rëndësishme të vërejmë se struktura e importeve ka ndryshuar në mënyrë domethënëse. Ajo nuk dominohet më nga importi i mallrave të konsumit. Me kënaqësi vëmë re se ka një tendence pozitive drejt shtrirjes së importit të teknologjise, makinerive dhe pajisjeve. Kjo tregon qartë se struktura e ekonomisë po ndryshon dhe natyrën e importit, por, gjithashtu, tashmë ka besim në ekonominë dhe tregun shqiptar.
E konsideroj si shumë të rëndësishme të theksoj kontributin e pamasë dhe direkt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, administratës së tyre, Kongresin dhe Senatin, si dhe komunitetin amerikan të biznesit, në këtë drejtim. Jam i angazhuar dhe dua t'ju garantoj se jemi të vendosur të vazhdojmë të ecim përpara në këtë linjë edhe në të ardhmen. Dhe pikërisht si pasojë e kësaj linje, ju mirëpres të gjithëve të qëndroni pranë nesh, të investoni, të punoni, të luftoni me ne, për të fituar së bashku më shumë prosperitet në zemër të Europës.
Zonja dhe Zotërinj,
Sot ne jetojmë në një realitet krejtesisht të ndryshem. Pas 50 vjetë lidhjesh të shkëputura, fillimet e viteve 90-të shënuan një rivendosje të lidhjeve diplomatike. Një Marrëveshje Tregtie mes qeverive të vendeve tona u nënshkrua në Washington D.C., për t'u ndjekur nga shumë marrëveshje të tjera në të gjitha fushat.
Më lejoni të ndaj me ju më tepër informacion në mbështetje të asaj ç'ka theksova më sipër:
Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve mes dy Qeverive është në fuqi që nga Marsi i vitit 1993.
Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah Shqipërisë dhe popullit shqiptar në ditët e tij më të vështira që nga fillimi i tranzicionit. Ato kanë dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e demokracisë dhe institucioneve të ekonomisë së tregut. Ndihma që administrata amerikane i ka dhënë vendit tonë që nga 1991 deri në vitin 1996 arrin një vlerë prej 70 milionë dollarë. Për t'ju dhënë nje imazh te rendesise se asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi dhe ne marrëdheniet tona gjatë viteve të fundit, mund t'ju them se vetem Projekti i General Electric kap shifren 72 milione dollare.
Nuk mund te mos permend dhe falenderoj USAID-in per kontributin e tij te veçante ne programet e fondeve per ndertimin dhe konsolidimin e kapaciteteve institucionale, sistemin demokratik dhe tregun, me me teper se 200 milione dollare. Nepermjet USAID-it, administrata amerikane ka ndihmuar dhe mbeshtetur pa mase Qeverine Shqiptare dhe Shqiperine per t'u bere anetar me te drejta te plota ne OBT.
Ne 29 Prill 2004, Bordi Drejtues I Korporates se Investimeve Private ne Bote, OPIC, ne Washington D.C., aprovoi nje fond te veçante per garantimin e investimeve amerikane ne Europen Qendrore dhe ate Lindore, per te mbeshtetur keshtu promovimin e investimeve private ne rajon. Ky fond i garantimit te riskut kap nje vlere prej 350 milione dollare dhe administrohet nga Korporata Nderkombetare per Arritjet. Duke ndjekur vendimin e vitit te kaluar te Exim Bank per te ulur nivelin e riskut per investimet e huaja ne Shqiperi, ne shpresojme, dhe mirepresim rritjen e prezencës amerikane ne Shqiperi dhe ne Ballkan.
Qeveria Shqiptare ka nje vleresim te veçante per Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërrmarrjeve, i cili, qe nga themelimi i tij ne vitin 1996, ka dhene nje kontribut te paçmuar ne mbeshtetje te ekonomise shqiptare. Investimet e bera nga Fondi Amerikan i Investimeve, qe tashme i kalojnë 45 milione dollaret, perfshijnë sektoret më vitalë te ekonomise. Ne veçanti do te permendja, historine e suksesshme te Bankes Amerikane te Shqiperise. Jam krenar te them se kjo banke nuk eshte vetem banka jone e suksesshme ne Shqiperi, por eshte gjithashtu banka jone ne Greqi dhe se shpejti ne pjese te tjera te rajonit. Kjo eshte nder arritjet me te mira te investimeve te huaja ne Shqiperi, qe tregon se ata jane te afte te konkurojne jo vetem ne vendet ku operojne.
Populli shqiptar dhe Qeveria i paraqet falenderime të veçanta Shteteve te Bashkuara per asistencen e siguruar gjithashtu permes institucioneve nderkombetare financiare, ne te cilat eshte anetare, ne veçanti FMN dhe Banka Boterore.
Miq te nderuar,
Vendi yne nuk eshte i vogel, sepse tashme eshte nje pjese e integruar e nje tregu me te madh rajonal, me më teper se 50 milione konsumatore. Sot ne kemi 6 Marrëveshje te Tregtise se Lire dhe po punojme ne disa te tjera me vende te tjera rajonale. Te gjitha projektet tona udhehiqen nga strategjia e integrimit infrastrukturor ne rajon dhe me gjere. Ne e dime se vetem duke qene pjese e nje infrastrukture rajonale dhe globale, dhe e nje rrjeti tregtar dhe institucional, ne mund te perparojme. Duke punuar per ndertimin e linjave te fuqishme elektrike nderkombetare te transmisionit me vendet fqinje, me qellim që të behemi nje pjese e integruar e rrjetit nderkombetar dhe tregut nderkombetar, eshte nje shenje e qarte dhe një rezultat i politikave tona te integrimit te vendit ne rajon dhe Europe. Ne kemi filluar tashme te negociojme, nen kujdesin e Komisionit te BE-se, vendosjen e Komunitetit Energjitik ne Europen Juglindore. Kjo do te shenoje integrimin dhe standartizimin e sistemeve tona te energjise, nje hap perpara drejt integrimit te plote ne BE dhe nje garanci per investitoret e huaj dhe vendas per perfitime dhe zhvillim efiçient. E njejta gje po ndodh ne telekomunikacion, transport dhe sektore te tjere.
Në axhendat tona të përbashkëta, është parashikuar se Ballkani dhe BE do të heqin tërësisht barrierat doganore nga fundi i vitit 2008.
Shqipëria nuk u ofron më surpriza të pakëndshme investitorëve. Legjislacioni shqiptar për investimet e huaja është shumë liberal. Në të nuk ka kufizime për pjesëmarrjen e kapitalit të huaj apo për riatdhesimin e tij.
Shqipëria ofron avantazhe konkurruese në forcën e punës, krahasuar me vendet e tjera të ish bllokut të Europës Lindore. Vendi ynë ka çmimin më të ulët të energjisë në rajon dhe po merr në konsideratë mundësinë për ta ulur më tej atë për industrinë.
Vendi ynë ofron potenciale të konsiderueshme për investime dhe përdorime në industrinë e turizmit, krahasuar me kapacitetet tashmë të ezauruara të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë.
Vendi ynë ka ende nevoja të konsiderueshme në ndërtimin e infrastrukturës moderne, por unë besoj se ai ofron interes, përfitime dhe zhvillim për kapitalin amerikan. Eksperienca juaj teknologjike know how, praktikat menaxhuese dhe investimet, janë shumë të rëndësishme për vendin tim.
Për më tepër, procesi i privatizimit në Shqipëri ka hyrë tashmë në një fazë vendimtare, sepse sektorë strategjikë si telefonia fikse dhe ajo celulare (liçensa e tretë), po nxirren në shitje së bashku me industrinë e naftës, energjinë elektrike në prodhim, përçim dhe shpërndarje.
Investitorët e huaj janë të mirëpritur të investojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë sonë dhe atyre u garantohet trajtimi kombëtar. Në besojmë se tashmë ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për financimet, prodhimet, dhe kapitalin tregtar amerikan për të investuar në tregun shqiptar, gjithashtu. Ftoj kapitalin amerikan të marrë pjesë në këtë proces privatizimesh. Qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi plotësisht të angazhuar dhe ju garantojmë proçedura transparente, efikase sipas standarteve të kërkuara.
Ne ju mirëpresim sërish të jeni me ne, për të investuar, punuar dhe luftuar së bashku, për të përparuar së bashku.
Më lejoni së fundi, t'ju garantoj, gjithashtu, se Shqipëria nuk ka qënë kurrë kaq e integruar në botën moderne ku Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol drejtues. Vendi dhe rajoni që është destinacioni tjetër juaji për investime, është politikisht i stabilizuar, ekonomikisht i integruar, me një administratë gjithmonë e më profesionale, me autoritetin e ligjit gjithmonë e më mbizotërues, mbi të gjitha, një vend mikpritës për investimet e huaja, në veçanti për ato amerikane, një vend ku të gjithë udhehiqen nga qëllimi për të ndërtuar një vend modern.
Mbetemi në pritje t'ju shohim në vendin tonë, duke investuar për përfitimet tuaja dhe të Shqipërisë, duke krijuar gjithmonë e më shumë histori të sukseshme.
Faleminderit!