Kryeministri Fatos Nano mori pjesë në Konferencën Kombëtare "Lufta kundër fenomeneve të droges, prioritet i Qeverisë Shqiptare", zhvilluar sot në Tiranë. Me këtë rast, Kryeministri Nano
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë në Konferencën Kombëtare "Lufta kundër fenomeneve të droges, prioritet i Qeverisë Shqiptare", zhvilluar sot në Tiranë. Me këtë rast, Kryeministri Nano mbajti këtë fjalë:
"Te nderuar pjesëmarrës,
Zoterinj ambasadorë,
Z.Prokuror i Përgjithshëm,
Ky takim shpreh angazhimin e të gjithë shoqerisë shqiptare për të luftuar të këqijat që na mbajnë ende në distancë nga bota moderne, ose e thënë në mënyrë konstruktive për të permbushur standatet qe e afrojne me Europen e Bashkuar dhe NATO-n. Orientimi ynë i qartë kombëtar, shoqëror për t'u anëtarësuar në këtë profil të madh vlerash eshte i pakthyeshem. Prandaj dhe qeveria ka angazhuar të gjitha strukturat e veta në luftën pa kompromis ndaj trafiqeve, veçanërisht të drogave, krimit të organizuar që e mbështet apo e ushqen, si dhe veprimtarive ekonomike që burojnë apo furnizohen prej tyre.
Ne programin e qeverise jane percaktuar qarte aksionet konkrete ekzekutive te luftes kunder informalitetit, krimit te organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Ne kete pakete të masave antikrim, sfida me e veshtirë me te cilat ndeshet shoqeria, shteti ne pergjithesi dhe ne vecanti Policia e Shtetit brenda tij, eshte lufta kunder trafikut te droges. Jemi të gjithë sëbashku sot për të dhënë një mesazh se lufta kunder krimit te organizuar ne tërësi dhe ajo kunder trafikut te drogave ne veçanti kane nevoje per nje front, front institucional, kombëtar, shoqëror, ka nevojë për veprime të bashkërenduara dhe të koordinuara mirë dhe me trasparencë midis politikes, ekzekutivit, gjyqësorit, antikrimit, shërbimeve inteligjente por edhe të sipërmarrjes, shoqerise civile, arsimit, familjes e keshtu me rradhe. Ky front nuk mund të lejojë trafikimin politik të fenomeneve. Është koha të hiqet dotë nga perfitimi politik prej spekulimeve me drogën apo me luftën kundër saj, siç është koha për t'i bërë shoqërisë civile një ftesë të ndershme që të mos ta shfrytëzojë në asnjë zyrë të saj informacionin apo analizat për viktimat shoqërore të drogës, tranzitet apo përpunimin e tyre në territorin tonë, thjesht si burim fitimi apo sipërmarrjeje. Kjo e keqe ekziston, nuk ka nevojë as t'i faturohet nga njëri krah i politikës tjetrit, as të luhet me të në kurriz të imazhit të vendit. Natyrisht e përjashtoj në mënyrë kategorike tolerancën ndaj cilitdo që ofron mbrojtje politike trafikantëve, kriminelëve të organizuar apo grupeve informale të shoqërisë që qëllojnë mbi oficerët tanë të luftës antikrim apo mbi ofecerët e vendeve partnere që janë angazhuar në këtë luftë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Ne jemi përfshirë në këtë luftë me një reformë të thellë legjislative, që synon që luften kunder droges ta përballojë me një reagim të bashkerenduar institucional. Kjo reformë ka njohur zhvillim cilësor dhe ka arritur kulmin në vitet 2003-2004 dhe prandaj ka një nje progres te evidentuar ne kete fushë. E kam fjalen sidomos per ndryshimet e duhura, te nevojshme, të mbështetura dhe në standartin e vendeve partnere që janë në frontin e parë të luftës ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës, veçanërisht në fushën e legjislacionit penal apo hapat që kanë sjellë aderimin dhe tashmë përpunimin e të gjitha akteve normative për aktivizimin e Konventave Nderkombetare në Shqipëri për luftën ndaj trafikut te paligjshem te drogave, lendeve narkotike dhe psikotrope.
Sot jetojme ne nje realitet, ku krahas integrimit në vlerat e qytetërimit, hapemi e bëhemi vulnerabël ndaj veprimtarive kriminale dhe trafikuese që janë globale.
Krimi apo trafiku i drogave, prodhimi, shpërndarja apo përdorimi i tyre jane fenomene që nuk njohin kufij. Ndoshta droga është substanca apo lëngu më i rrezikshëm që qarkullon në enët komunikuese që vendos realitetin global midis vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara, shoqërive në emancipim dhe shoqërive të qytetëruara. Në autoritetin e Kryeministrit, zyra e qeverisë dhe e agjencive të specializuara ekzekutive të saj është bërë një vend pune me ritëm të lartë, ku bashkërendohen veprimet me institucionet e tjera kushtetuese, për të zgjeruar frontin e organizuar të luftës ndaj krimit të organizuar, veçanërisht të trafikut të drogës. Zyrat e qeverisë ashtu si zyrat e prokurorisë, të shërbimeve inteligjente të shtetit, të agjensive të specializuara të luftës kundër pastrimit të parave e kështu me radhë janë zyra të bashkëpunimit dhe partneritetit rajonal, europian dhe euroatlantik me të njëjtin synim për të bllokuar shtrirjen dhe karakterin kompleks të veprimtarive kriminale në fushën e trafikut të drogës. Për këtë arsye rezultatet janë të dukshme dhe angazhimet tona janë të pakthyeshme, janë kurajoze dhe dua të përgëzoj të gjithë oficerët e luftës antikrim në polici, gjyqësor, prokurori, në shërbimet inteligjente, në shërbimet e specializuara financiare që godosain rrënjët dhe pasojat e këtyre trafiqeve për kurajon, atdhetarinë dhe shembullin europian të funksionarit civil.
Unë kam kërkuar me instrumenta të veçanta ekzekutive nga strukturat e shtetit dhe policia në veçanti të mos hezitojnë të përcaktojnë sëbashku me institucionet e tjera të shtetit ligjor jo vetëm drejtimet e politikës së përgjithshme në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, që ndjekin luftën kundër trafiqeve, me veprime ekzekutive të bashkërenduara dhe të monitoruara me partnerët ndërkombëtar për parandalimin dhe luftën kundër prodhimit apo të përhapjes së paligjshme të substancave narkotike apo psikotrope.
Qeveria Shqiptare ka bindje të patundur se lufta kundër trafiqeve nuk toleron asnjë kompromis. Prandaj dhe qeveria dhe strukturat drejtuese ekzekutive që koordinojnë punën e agjensive të specializuara që nga Policia e Shtetit deri tek organet e luftës kundër pastrimit të parave, me mbështetje të plotë politike nga Kryeministri dhe maxhoranca parlamentare, po pastrojnë radhët e funksionarëve nga gjithkush që viktimizohet, mbështet, shfrytëzon postin për të përfituar apo përfshihet në rrjete trafikantësh të lëndëve narkotike. Ne e kryejmë të gjithë këtë veprimtari mbështetur në dokumenta publik me karakter strategjik. Dua të përmend Strategjine Kombetare Antidroge dhe Planin e Veprimit per zbatimin e kesaj strategjie, si dy instrumentat themelorë të punës sonë. Këto plane veprimi dhe dokumenta angazhimesh shtetërore jaë një nga boshtet edhe të Planit të veprimeve per Dokumentin e Partneritetit me BE për vendin tonë. Strategjitë dhe Planet e Veprimit të kësaj fushe, kanë lidhje të pazgjidhshme me angazhimet politike të shtetit shqiptar në marrëdhënie rajonale dhe ndërkombëtare, në marrëdhënie me donatorët dhe me organizatat shumëpalëshe që mbështesin zhvillimin dhe integrimin tonë.
Unë besoj se kjo Konferencë është një mjedis i mirë pune për të administruar realitetet e luftës kundër drogës, pra të kultivimit dhe përpunimit të bimëve narkotike në territorin e Republikës së Shqipërisë, identifikimin dhe goditjen e shpejtë dhe të ashpër ligjore të personave, grupeve apo rrjeteve nacionale apo internacionale të trafikut të drogës që e përdorin Shqipërinë si territor tranziti. Jam shumë faktorët shtetërorë dhe shoqërore që ftohen për të marrë përsipër detyra në këtë front në nivelin qendror dhe në atë vendor.
Unë shpresoj se Konferenca e sotme me kontributet e të gjithëve do të sjellë një hap tjetër pozitiv në bashkëveprimin e punës midis institucioneve për t'i konsoliduar, për t'i riparuar atje ku janë çarë barrierat ligjore të parandalimit dhe goditjes së këtij lloj trafiku të rrezikshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.
Tashme trafiku i droges eshte jashtezakonisht kompleks, ka dimensione nderkombetare dhe eshte i nderthurur me nje pafundesi faktoresh, sociale, kulturore, të jetës informale dhe në fund afekton shëndetin e individëve dhe të shoqërisë. Eshte fenomen kompleks në të gjitha fazat ku zhvillohet, që nga kultivimi apo prodhimi, perpunimi apo rafinimi, pergatitja, perfshirja apo perdorimi i mjeteve te transportit për lëvizjen e substancave të rrezikshme, shperndarja, konsumi apo riciklimi i investimit ne aktivitete te tjera te te ardhurave te siguruara në këtë rrugë kriminale. Prandaj bashkepunimi institucional për ta goditur në të gjithë konpleksitetin e frontit këtë fenomen është i pazëvendësueshëm.
Ky fenomen nderkombetar zhvillohet ne të gjitha fazat në disa shtete, ne forma dhe metoda te ngjashme dhe te ndryshme njekohesisht. Dhe aq me teper, paraqitet si nje veprimtari kriminale e ushtruar ne bashkepunim, nga elemente a organizata me lidhje dhe natyre transnacionale. Prandaj lufta kunder droges ka gjithmone nevoje per partneritet dhe besim, për partnerë të besueshëm dhe serioze dhe këto karakteristika Policia jonë e Shtetit ka filluar t'i fitojë, t'i zotërojë, t'i manifestoje ne operacionet e perbashketa me policite homologe të vendeve fqinje dhe të vendeve euroatlantike.
Ky fenomen paraqitet i nderthumr, me te tjere faktore, jo te gjithe te drejtuar ne logjika, ligje apo rregullat e kerkeses dhe ofertes se tregut. Janë faktore ekonomike, sociale, kulturore, që lidhen me botën e krimit, veçmas dhe se bashku.
Detyra jone është te veme ne levizje dhe ne eficence sa më te plote strukturat shteterore dhe shoqerore, te sensibilizojmë opinionin publik për lufte frontale dhe të pamëshirshme me të gjithë elementet apo pasojat negative qe afektojnë jeten e shëndetin e shoqerise shqiptare. Unë besoj se shoqëria civile apo donatorët që bashkëpunojnë me ne mund të bëjmë më shumë për të promovuar fushata, vendore dhe qendrore, per te bere te njohura efektet negative te droges, si dhe për të krijuar dhe konsoliduar struktura shendetësore per rehabilitimin, rekuperimin dhe riintegrimin shoqeror jo vetëm të viktimave, te toksikodipendenteve por edhe të viktimave që nga varfëria "peshkohen" nga rrjetet kriminale.
Besoj se ndajmë të njëtën bindje sëbashku se nuk ka vetëm një strukturë të veçantë përgjegjëse për luftën ndaj këtij lloj kriminaliteti. Natyrisht edhe përgjegjësia nuk mund të tjetërsohet. Prandaj kërkohet rritje e ritmeve të bashkëpunimit brenda vendit, në rajon dhe me të gjithë protagonistët e tjerë të luftës globale ndaj trafikut dhe veprimtarive kriminale që lidhen me drogën. Besoj se kjo hallkë që po shtojmë sot në zinxhirin e reagimit ndërinstitucional, në zinxhirin e drejtësisë së organizuar që godet krimin e organizuar, është cilësore dhe e pakthyeshme.
Ju uroj punë të mbarë."